E hënë, 8 Mars, 2021
8 C
Tirana

Fier: Aksidentoi për vdekje 50-vjeçarin, arrestohet drejtuesi i mjetit

Një 38-vjeçar u vu në pranga nga policia e Fierit, pasi më datë 5 janar të këtij viti, ai aksidentoi për vdekje një 50-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Vajkan”, dhe drejtuesi i mjetit u largua menjëherë nga vendngjarja.

Ndërkohë, u bë edhe ndalimi i pasagjerit në këtë mjet, shtetasit K. M., 22 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

”Nga Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, i drejtuesit të mjetit, shtetasit E. Dh., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe ndalimi i pasagjerit në këtë mjet, shtetasit K. M., 22 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, informon policia.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti tip Furgon Sprinter Mercedez Benz, që drejtonte 38-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Drama e Sir Alex-it

Sir Alex Ferguson tha se kishte frikë se nuk do të ishte më kurrë në gjendje të fliste përsëri pasi pësoi një hemorragji në...

Itali/ Milani kërkon të rigjejë busullën

Një problem muskular e ka shtuar Ante Rebic-in në një listë të gjatë lëndimesh tek ekipi i Milanit të vendit të dytë përpara transfertës...

Spanjë/ Sot derbi i madh i Madridit, loja bëhet serioze

Atletico Madrid pret Real Madridin në një derbi të kryeqytetit spanjoll që do të lërë gjurmë në garën për titull. Atletico kryeson kampionatin dhe...

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...