Fidel Ylli zgjidhet president i Komitetit olimpik Kombëtar Shqiptar

Deputeti Fidel Ylli është zgjedhur president i Komitetit olimpik Kombwtar Shqiptar (KOKSH).

Pas asamblesë së ditës së sotme, ku është votuar për presidentin dhe drejtuesit e tjerë të KOKSH, Fidel Ylli është zgjedhur në krye të këtij institucioni me shumicë votash.

Ylli ka fituar me 40 vota, kundrejt 4 votave për Martin Bibën dhe 12 votave për Vojo Malon, ndërsa një votë ka dalë e pavlefshme.

Aii shihej edhe si favoriti kryesor për t’u zgjedhur si president i KOKSH dhe kjo ndodhi. Akuza të shumta kishte gjatë asamblesë, me FSHF që kërkuan shtyrjen e zgjedhjeve gjithashtu.

Ylli është zgjedhur në krye të KOKSH pa votën e FSHF dhe disa federatëve të tjera, të përjashtuara për arsye procedurale.