E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Feston sot ditëlindjen, por a e dini sa vjeç mbush Xhensila?

Duke qenë gjithnjë në vëmendjen e mediave, si për anën profesionale, projektet e reja që arrijnë miliona klikime, ashtu edhe për jetën personale, lidhjen e martesën me Besin, Xhensila Myrtezajn mund ta quajmë padyshim një divë.

Këngëtarja e hiteve “Çelësi i zemrës”, “Me ty jam”, “Engjëlli im”, etj sot feston ditëlindjen dhe që në mëngjes ajo mori urimet e surprizën e parë.Besi e uroi me fjalë shumë të ëmbla duke shkruar në një postim: “Urime ditlindjen e bukura, e mira, e embla, ditet e mia, jeta dhe familja ime qe pres. Të dua”.Ndërsa një mikesha e saj e surprizoi duke ja mbushur shtëpinë plot me tullumbaca dhe lule. Pyetja e parë që të vjen ndërmend kur dikush feston ditëlindjen është sa vjeç mbush.Të gjithë ata që kanë kërkuar në google për ta mësuar, janë keqinformuar. Në rezultatin që del nga kërkimi në google shkruhet se Xhensila mbush 24 vjeç. Madje edhe data është shkruar gabim pasi këngëtarja feston sot ditëlindjen dhe jo më 11 prill.Por sa vjeç mbush vërtet Xhensila sot e ka zbuluar vetë ajo ku në surprizën që i kanë bërë në shtëpi filmon edhe tullumbacat gjigantë që formojnë numrin 25. Pra Xhensila mbush 25 vjeç./Xing.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...