Një ditë më parë, aktori i njohur i humorit Gëzim Kruja ka festuar 80-vjetorin, i cili e ka gjetur me probleme shëndetësore. Kruja është vizituar nga miku i tij, aktori Zef Deda, i cili i ka dërguar edhe një tufë me lule. Gazetari e ka pyetur Krujën, nëse ishte vizituar nga ndonjë përfaqësues shteti.
Në emër të tij është përgjigjur Zef Deda, i cili me nota humori është shprehur se të gjithë e kujtojnë humorin e tij, dhe duan ta shohin në skenë.
https://www.facebook.com/starplustelevision/videos/557840494997098/
Por ka pranuar më pas se askush nuk është interesuar më për të.
Gëzim Kruja, kjo figurë e shquar e galerisë së humorit shkodran, renditet në mënyrë dinjitoze edhe me pararendësit e tij, edhe me bashkëkohësit e tij, por e gjithë gama e veprimtarisë artistike e bën atë më specifik.
Talentin e tij e plotëson në mënyrë perfekte portreti gazmor, mimika plot grintë, ku “flisnin” të gjithë muskujt e fytyrës, trupi prej sportisti dhe gjallëria e lëvizjeve. Të gjitha këto cilësi i garantonin atij suksesin.