Mbrëmjen e djeshme u mbyll nata finale e festivalit të 57-të të këngës në RTSH. Të gjthë artistët synonin skenën e Eurovizionit, e ndërsa imazhi mbetej një ndër prioritetet.
Zëra ende jo zyrtare thonë se organizatorët kanë marrë disa masa drastike. Thuhet se ata kanë vendosur se do të ketë gjoba për artistët pjesëmarrës, të cilët flasin keq kundrejt festivalit, duke përfshirë këtu dhe komentet negative për organizimin apo mënyrën si funksionon.
Po kështu, artistët duhet të shfaqen në skenë të kuruar në pamje, pasi mund të gjobiten për veshjet apo modelet e flokëve të papërshtatshëm me formatin.
Ky qëndrim vjen pasi kohët e fundit, edhe më shumë po shtohen kritikat ndaj këtij festivali, lidhur me organizimin në nivele mjaft të ulta, duke mos na përfaqësuar denjësisht.
Edhe sivjet u pa një pjesëmarrje e ulët e njerëzve në sallë, duke u dhënë “shuplakën” e radhës organizatorëve, e humbur vlerat e këtij festivali.