E mërkurë, 22 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

Fenomeni i çuditshëm që po ndodh me Instagramin e Jurgen Kurtit

Vrasja e menaxherit të VIP-ave, Jurgen Kurtit vijon të bëjë zhurmë, kjo për shkak se ai nuk ishte një emër i panjohur për publikun.

Emri i tij lidhet jo vetëm me botën e showbiz-it, por edhe me dy vrasje ku Kurti akuzohej se ishte autor, por që i shpëtoi dënimeve, teksa gjykata shpalli fajtorë persona të tjerë.

I riu u vra në derë të shtëpisë në një atentat, ndërsa Policia ka shpallur sot në kërkim Dervis Arapin, i cili dyshohet se mund të ketë kryer ose urdhëruar ekzekutimin si hakmarrje për vrasjen e të atit të tij para një viti, Agim Arapi.

Profilet e Jurgen Kurtit në rrjetet sociale janë publike, ndërsa ajo që po ndodh me profilin e tij në Instagram është vërtetë e çuditshme. Edhe pse Kurti ka ndërruar jetë, mbi njëmijë persona e kanë ndjekur atë në Instagram.

Kjo pasi Kurti ka pasur mbi 6 mijë ndjekës, ndërsa aktualisht numërohen mbi 7800 ndjekës. Ngjarja e rëndë duket se ka shtuar interesin e shqiptarëve për ta ndjekur atë në Instagram, ndërsa duhet thënë se ky fenomen është vërtet i çuditshëm.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...