E premte, 22 Janar, 2021
11 C
Tirana

“Femër e pacipë”, plas sherri në “Për’puthen”. Arjani i kthehet keq Anës

Në puntatën e djeshme në “Për’puthen” janë nxehur gjakrat mes Arjan Konomit dhe Anës. Pas diskutimit në studio mbi publikimin e një videoje në italisht nga Arjoni, sipas të cilit sqaronte të vërtetën e fotografisë nga shtrati me Anën, ka folur vetë kjo e fundit.

Konkurrentja e “Për’puthen” ndodhej në një lidhje në Skype për të folur rreth videos së fundit, të publikuar nga Arjoni. Ana i tha Arjanit se po ndihej “e sulmuar” prej tij, duke shtuar se ai mund të jetë takuar me Arjonin e të ketë ndryshuar mendim. Një deklaratë e tillë revoltoi Konomin, i cili e cilësoi Anën të pafytyrë.

Arjani: Nuk është mençuri t’i shkosh dikujt që të do në shtëpi në atë orë. S’të besoj, vetëm një femër e pacipë mund të reagojë në këtë mënyrë, me mua, që më thua ke folur me Arjonin. Mendoj që thua gënjeshtra.

Ana: Të premten më mbështete, tani m’u ktheve me shpatë.

Arjani: Sepse ishe e prekur, s’të bëra pyetje. Paske gojën brisk për të folur në këtë situatë. Të më thotë ke folur me Arjonin ti, ke ndryshuar mendim.

Ana: Duhet të jesh asnjëanës.

Arjani: S’do ma tregosh ti si do jem. Mendoj që gënjen, dukesh që gënjen, ke patur lidhje me Arjonin.

Ana: Do më kërkosh falje publike.

Arjani: I bëjnë gjërat dhe i mohojnë me pafytyrësi.

Ana: Do u vërtetoj më fakte që e kundërta do dalë në dritë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen e ish-ministrit, Saimir Tahiri

Gjykata e Lartë ka kalaur për gjykim dosjen penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Vendimi është marrë në dhomën e këshillimit në këtë...

O popull, votoni partitë e reja! PD do humbasë më keq se më 2017

Nga: Kreshnik Spahiu Zgjedhjet e 25 Prill nuk do ndryshojnë asgjë. Ky është basti im publik. Populli e ka shumë të vështirë ta kuptojë por...

Aksident në Pukë, humb jetën një person

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Dedaj të Pukës. Shtetasi i identifikuar me inicialet L.M, ka qenë...

Ish-komandanti i ushtrisë boshnjake dënohet për krime lufte

Gjykata e Sarajevës e ka dënuar me 10 vjet burgim një ish-komandant të ushtrisë boshnjake, pasi erdhi në përfundimin se ai ka dështuar të...

Përgjimet/ Mafia Italiane mësyn në Tiranë, biseda për pallate dhe tendera

Antimafia e Katanzaros në Itali, ka goditur tri ditë më parë një grup mafioz, ndërsa përgjimet telefonike të personave në hetim kanë zbardhur ryshfetet...