E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Federata e Futbollit vjen me 3 pika, çfarë do i kërkohet Ramës

Kreu i qeverisë Rama priti dje në një takim presidentin e FSHF-së, Armando Dukën lidhur me situatën aktuale në futbollin shqiptar, ndërsa të hënën pritet të mbahet një tjetër takim mes tyre.

Mësohet se FSHF do t’i parashtrojë kryeministrit Rama tri kërkesa, në një takim të nivelit të lartë ku do të jenë të pranishëm edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Federata do t’i kërkojë kreut të qeverisë tre pika, të cilat janë zbardhur nga BalkanWeb.

Pika e parë ka të bëjë me ndryshimin e ligjit të sponsorizimeve, ku futbolli të ketë përfitime nga taksat. Pika e dytë ka të bëjë me ndryshimin e kodit penal, shkeljet ne stadium, invadimin i fushës etj, të cilat tashmë duhet të ndiqet edhe penalisht për të minimizuar aktet e dhunës. Dhe pika e tretë është edhe ajo më e debatuara kohët e fundit, rishikimi i ligjit të sportit dhe rikthimi i policisë në stadiume.

Natyrisht që pikat do të diskutohen, por burime si nga Federata Shqiptare e Futbollit, ashtu edhe nga Kryeministria, bëjnë me dije se që ditën e hënë pritet një akord, i cili do të lejojë më në fund që të shkelmohet topi nga mesi i fushës që në ndeshjet e së mërkurës për Kupën e Shqipërisë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si rekrutoheshin pilotët kamikaze në Japoni gjatë Luftës së Dytë Botërore

Fjalën “kamikaze”, e dëgjojmë shpesh sot sa herë kur ndodh një sulm terrorist vetëvrasës. Kjo mënyrë luftimi u shpik nga japonezët gjatë Luftës së...

Arrestohet gruaja e liderit opozitar rus, Alexei Navalny

Bashkëshortja e udhëheqësit opozitar rus Alexei Navalni, u arrestua sot gjatë operacioneve të forcave ruse të rendit kundër protestuesve në mbarë vendin. Yulia Navalnaya konfirmoi...

Etrit Berisha drejt rikthimit në Serie A, e kërkon trajneri serb

Etrit Berisha po kalon një moment të mirë te skuadra e Spal. Pas prekjes me COVID-19 dhe dëmtimit që pësoi disa muaj më vonë,...

Nuk mund ta mundësh dot Edi Ramën me armët e veta

Nga: Alfred Peza Lulzim Basha ka disa ditë që po rreket të bëjë fushatë elektorale, përmes një qasje “të re”, ku Edi Rama e ka...

Hendeku global mes të pasurve dhe varfërve po ngushtohet

Nga: Ferdinando Giugliano “Bloomberg Opinion” Pabarazia e të ardhurave, është ndër një temat më të debatuara ekonomike të kohërave tona. Por është njëkohësisht një nga...