Aktualitet

Favorizoi një të burgosur, pushohet çështja ndaj ish-drejtorit të Burgjeve


               Publikuar në : 13:08 - 27/01/20 B H

Gjykata e Tiranës ka pushuar sot çështjen ndaj ish-drejtorit të Burgjeve, Arben Çuko.

Gjykata ndryshoi masën e sigurisë për ish-deputetin e PS-së pak muaj më parë. Nga “arrest shtëpie” Çukos iu ndërrua masa në “detyrim paraqitje”. Ndërsa sot gjykata rrëzoi akuzat për korrupsion, duke lënë vetëm akuzën e moskallëzimit të krimit.

Çuko u arrestua në 18 tetor 2018, pasi doli në përgjimet e grupit “Avdylaj”, pjesë e dosjes së famshme 339.

Në këto përgjime Çuko u zbulua se favorizoi një të dënuar për të lëvizur nga një burg në një tjetër. Gjithashtu Arben Çuko u akuzua edhe për korrupsion, pasi shoferi i tij dyshohet se kishte marrë një shumë parash për të lehtësuar kushtet e një të dënuari.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT