Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj ka reaguar lidhur me deklaratën e ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim.
Xhafaj ka shpërndarë në Twitter mesazhin e ambasadores, e cila kërkonte prej klasës politike shqiptare që të çojë përpara reformën në drejtësi.
“Duke rikujtuar shembullin e Skënderbeut, Ambasada është në një mendje me Komisionin e Venecias: përballë korrupsionit dhe padrejtësisë – armiku ynë i përbashkët tek dera – populli i Shqipërisë duhet të bashkohet & udhëheqësit duhet të përgjigjen për detyrimin e tyre për të siguruar që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale, për t’i dhënë qytetarëve Reformën në Drejtësi që iu detyrohen & për të siguruar të ardhmen e Shqipërisë.” “Komisioni i Venecias: Një Mundësi për të Ecur Përpara”, thuhet në mesazhin e Yuri Kim.
Kujtojmë se Xhafaj ka shërbyer më parë si kryetari i Komisionit të Posaçëm parlamentar, për Reformën në Drejtësi.