E hënë, 13 Korrik, 2020
31 C
Tirana

Fatmir Mediu ngre alarmin: Basha dhe Kryemadhi të dalin urgjentisht me një produkt!

Më të lexuarat

Kryetari Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u shpreh në ‘A2 CNN’ se opozita duhet të dalë urgjentisht me një produkt për reformën zgjedhore. Sipas tij, është detyrë e opozitës që të kuptojë se ky proces duhet të mbarojë.

Mediu ka thënë më tej se nuk është me mjaft rëndësi ulja në tavolinë, sesa fakti për të kuptuar se çfarë do. Kreu i Partisë Republikane propozon që opozita para se të ketë një draft, të ftojë mazhorancën, faktorë të shoqërisë civile dhe ndërkombëtarë, për të prezantuar draftin e saj.

“Ajo që më intereson më shumë është produkti. Është një tallje me procesin e reformës zgjedhore. Nuk e sjell Parlamentin në binarë kushtetues, përfaqësues të qytetarëve shqiptarë, krijon një raport më të madh të kontrollit politik nga ana e kryetarëve të partive, dhe nuk garanton asgjë për luftën ndaj shitblerjes së votës dhe financimit të partive. Është detyrë e opozitës, në radhë të parë, që të kuptojë që ky proces duhet të mbarojë. Ne duhet ta bëjmë të mundshëm sa më parë. Nuk është e rëndësishmja ulja në tryezë, por të kuptosh se çfarë do.

Unë nuk e kam kompleksin se me kë po ulem. Unë nuk e di çfarë kanë thënë Basha apo Kryemadhi. Unë them që urgjentisht, opozita shqiptare duhet të dalë me një produkt. A duam ne të kemi zgjedhje të parakohshme, por si do t’i bëjmë pa reformë zgjedhore?!

Opozita duhet të jetë serioze në atë që propozon. Unë propozoj: Opozita para se të ketë një draft, duhet të ftojë mazhorancën dhe faktorë të shoqërisë civile dhe ndërkombëtarë për të prezantuar draftin e saj. Nëse ka vullnet, “çështja kush je ti, kush jam unë”, nuk ka vlerë. Vlerë ka produkti që do të prodhosh”, tha Mediu.

Lexo edhe :   Dëmet reale për Lulzim Bashën nga hapja e listave

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Johnson u bën thirrje qytetarëve t’i kalojnë pushimet brenda vendit

Kryeministri britanik, Boris Johnson, i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i kalojnë pushimet brenda vendit këtë verë. “Ky vend është i bekuar në mënyrë unike...

“Nuk është lojë, rrezikohet jeta”, Manastirliu publikon foton e pacientit me tuba në hundë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, çdo ditë paralajmëron në shenjë këmbane alarmi se koronavirusi është i rrezikshëm, ndaj duhet kujdes. Ajo ka sinjalizuar qytetarët duke...

Qeveria e Kosovës bën të detyrueshme mbajtjen e maskave në publik

Qeveria e Kosovës ka vendosur sot që të bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskave nga të gjithë qytetarët në ambiente publike. Gjatë seancës së sotme,...

Rëndohet situata në Kosovë, zbardhet vendimi emergjent nga qeveria

Situata në Kosovë është mjaft e rënduar me të infektuarit. Në kuadër të luftimit të COVID-19, qeveria e Kosovës ka bërë publike masat e...

Vendimi i CAS për Manchester City, Presidenti i ‘La Liga’ shprehet kundra tij

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, është shprehur i befasuar nga vendimi i marrë së fundmi nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS). Kjo e fundit...