E martë, 27 Tetor, 2020
10 C
Tirana

Fatkeqësisht në Shqipëri ka luftë veç mes së Majtës, e Djathta vegjeton

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Nga Ben Andoni

Po të ndjekësh ligjërimin e përditshëm dhe sidomos atë që po ndodh në ditët e fundit kupton qartë se debati më i madh në vend është mes Presidentit të vendit, Ilir Meta, me kryetarin e Partisë Socialiste, njëkohësisht edhe kryeministër i vendit Edi Rama. “E Djathta”, që nuk është në pushtet prej vitesh, e vetë-dalë nga sistemi (me/pa imponim), pothuaj ka humbur çdo frymëmarrje dhe beson në mllefin e mbledhur dhe pakënaqësitë e mëdha që lidhen me zhvillimin ekonomik të vendit dhe sidomos konsumimin e natyrshëm të Ramës.

Le të kthehemi pakëz në konceptet e “të Majtës” dhe “të Djathtës”. Termat e morën jetësimin qysh me periudhën e Revolucionit Francez, ku konfigurimi ishte thjesht protokollar. Republikanët qëndronin në të majtë të Kryetarit të Asamblesë Kombëtare, kurse djathtas ishin ata që donin statusquo-në apo regjimin e mëparshëm. Edhe në filma mund ta shikosh këtë konfigurim, kur bëhet fjalë për revolucionin dhe mllefin patetik të palëve me njëra-tjetrën.

Qysh atëherë besohet se “E Majta”, që mbledh në masë intelektualët e varfër dhe të mesëm (sa i përket gjendjes ekonomike), kërkon ndryshime të vazhdueshme politike-ekonomike-sociale kurse “E Djathta” synon forcimin dhe vazhdimësinë e institucioneve dhe ruajtjen e traditave bazë, si domosdoshmëri e ekzistencës.

Në kohën tonë këto koncepte kanë rënë frikshëm, kurse sociologu i njohur Zygmund Bauman përcolli konceptin e “Modernitetit të lëngët”, që nënkupton se edhe mes ideologjive nuk ka më soliditet por gjithçka është likuide, ndaj partitë gati artikulojnë sot fare njësoj.

Fatkeqësisht kur dëgjon artikulimet në Shqipëri, kupton se tek ne ashtu si nuk ka të “Majtë” klasike nuk ka as edhe një të “Djathtë” të tillë. Shembujt janë bindës: Për pronën, identifikimin me të përndjekurit, institucionet lufton më shumë e ”E Majta” sesa “E Djathta” që i ka pasur në program, por që tashmë diskursin e vet e ka mirëfilli politik-populist.

Me pak fjalë, ideologjia për një parti me identitet të spikatur lidhet me sintezën e qartë që i bën të shkuarës së vendit dhe vizionin e të ardhmen, duke futur si koeficient atë që ndodh me ideologjinë e ngjashme të saj nëpër botë. Nuk mund të ketë parti me ideologji të spikatur, që nuk përfaqëson dhe prirjet e ideologjive evropiane në ditët tona. Në Shqipëri ka pasur fare pak individë të spikatur, që mund të rrezatonin për ideologji klasike pasi formimi, konfuzioni kombëtar dhe mungesa e klubeve politike ia ka mohuar pjesës më të madhe shpërfaqjen. Paradoksalisht, “E Djathta”, realisht mundohet të luftojë për vlera që ka kohë për të cilat punon “E Majta” dhe anasjelltas.

Përveç planit personal, që është dominues, pjesa tjetër e luftës pakompromis Meta-Rama është thjesht dominim tek “të Majtët”, që realisht Ilir Meta tashmë e ka larg e më larg. E para prej pozicionit të tij, por e dyta prej mbajtjes së këmbës në një formacion, si LSI-ja, që vazhdimisht ka shkaktuar përçarje te “E Majta” me akrobacitë e pushtetit. “E Majta”, sot, e ka monopolizuar gati përpjekjen e shqiptarëve për integrimin, revokimin e vlerave të së shkuarës, kurse “e Djathta” thjesht e ndjek duke dihatur për të gjetur lapsuse në fjalimet dhe përshpirtjet ditore panegjirike të Ramës.

Ilir Meta sfidën më të madhe e ka tashmë me ngritjen e krediteve të partisë së tij dhe pozicionit të karrierës pas presidencës. Kjo e fundit ia ka kaluar në minimum kreditet politike duke e lënë thjesht një kundërshtar të lodhshëm të veprimeve të Ramës, që e shpërfill shëmtuar.

Për fat të keq, “E Djathta” nuk po përfiton dhe nuk po qëmton si duhet tek personazhe që rrezatojnë apo të bëjë përpjekje për të evokuar të tillë. Dhe, jo se nuk ka të tillë por sepse ndryshe sfumohet Berisha apo ideologjia e pastër “E Djathtë”, që i heq votat sot. Ndaj, është në kaotizëm total duke vegjetuar dhe pritur të rrëshqasë vetë “e Majta”.

Lufta politike deri afër zgjedhjeve, me sa duhet, do të vazhdojë mes “Të Majtës” derisa Meta të lëshojë e të sigurohet se do të ketë një strehim të ri, që i shkon egos së tij të shfrenuar. Kurse “E Djathta” do të rrijë duke vegjetuar përderisa ka njerëz që nuk mendojnë në thelb se si duhet qëmtuar e gjeneruar veprimtaria e saj. /Javanews

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi: Rama i ka kthyer shqiptarët si qen me maska

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambientet jashtë. Kryemadhi është shprehur se përdorimi...

Thaçi i ashpër me Perëndimin: Po i bën padrejtësi Kosovës me vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është padrejtësi që Bashkimi Evropian nuk liberalizon vizat me Kosovën. Sipas tij, Perëndimi ka rënë në lajthitje. Teksa foli...

Ndeshje dramatike në “San Siro”, Kumbulla i shënon dhe ndal Milanin

Përfundon supersfida e javës së 6 të Serisë A, mes Milanit dhe Romës. Ndeshja ka prodhuar jo vetëm lojë të bukur, por edhe gola, pasi...

Hajdari ashpërson tonet: PD dhe PS, banda që luftojnë me njëra-tjetrën

Për deputeten Rudina Hajdari, dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS janë kthyer në banda të cilat luftojnë me njëra-tjetrën. Hajdari shprehet...

Krijimi i partive të reja, Patozi: ‘Thërrmimi’ i PD mund të dali për mirë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Sipas tij, edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk...