E hënë, 18 Janar, 2021
3 C
Tirana

Fati tragjik i çiftit Pasho, vajza: Ja kush ishte personi i fundit që i pa

Vajza e çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho, ka sjellë të tjera detaje lidhur me masakrimin e dy trupave të prindërve të saj në Itali, që nuk janë parë që prej vitit 2015.

Në një lidhje direkte me emisionin “Pa Gjurmë”, vajza e quajtur Vitoria ka treguar të gjithë itinerarin e prindërve të saj ditën e fundit që ajo ka pasur kontakte.

Njeriu i fundit që i shoqëroi prindërit, ishte një natë  kur prindërit kishin fjetur të nipi dhe ikën te e dashura e vëllai tim që banonte në Itali. Në mëngjesin e 2 nëntorit kanë marrë trenin dhe ishin nisur në Firence, nuk e dinim nëse do shkonin te apartamenti kur ata jetonin apo të e fejuara e vëllait. Përgjigjet e telefonatave të prindërve të mirë ka qenë në 11:30 që kanë folur me motrën, dhe pas asaj ore telefoni dilte i fikur. Ndërsa telefoni i babait ka qenë i hapur, por nuk e hapte dot. Ne u takuam të shtunën, që kemi qenë të gjithë bashkë, ku u takuam në shesh, qëndruam deri në orën 13:00. Pas i mori mbesa për drekë dhe në darkë nipi“, tha ajo.

Vjaza ka përmendur edhe dëshminë e banorëve, të dhënë për një emision italian, se nga shtëpia ku qëndronte vëllai i saj, Taulanti dhe e dashura e tij, Elona, vinte një aromë shumë e keqe nga garazhi.

“Një nga gazetarët e emisioni në Itali i kishin marrë në pyetje që thonin që për një farë kohe kishin ndjerë një erë të rëndë në garazhin e shtëpisë“, rrëfeu Vitoria.

Ajo tregoi se personi i fundit që kanë takuar prindërit ka qenë pikërisht nusja e vëllait, Elona.

Të na ndihmojë shteti, njeriu i fundit që i ka parë ka qenë Elona, e dashura e vëllait. Dyshimet mund të jenë shumë, nuk mund t’i vëmë gishtin askujt. Elona më tha se kur ajo kishte shkuar në apartamentin e vëllait ku ata rrinin, prindërit nuk ishin më. Kur e kam marrë pasdite më ka thënë kaq kishte qenë në apartamentin e saj dhe se kunati i kishte kërkuar hekurin e rrobave dhe i kishte takuar. Sipas saj, ajo na tregoi se kanë bërë muhabet me nipin dhe kur kishin vajtur në shtëpi kishin bërë llafe me njëri-tjetrin dhe babai ka thyer telefonin e nënës. Telefoni i mamasë sime ka qenë i hapur deri në orën 11:30-12:00 dhe pastaj kur e merrnin motrat ai nuk binte më, sepse Elona tha se ia kishte thyer babai. Nuk i thamë gjë Elonës se askush nuk mendonte gjënë e keqe. Kur i mora unë më tha, u zu Teuta me Shpëtimin, dhe Shpëtimi i theu telefonin Teutës. Kaq. Kjo ka ndodhur më 1 nëntor,  ndërkohë se ça ka ndodhur në 2 nëntor nuk e di“, tha Vitoria.

Ndërsa policia italiane deklaroi se në kohën kur çifti humbi, djali i tyre u arrestua për drogë, Vitoria ka hedhur poshtë mundësinë që prindërit e saj të jenë vrarë për hakmarrje të vëllait. Sipas saj, nëse vëllai do të kishte pasur konflikte, ata do të ishin hakmarrë me 2 motrat që ka qenë gjatë gjithë kohës në Itali, nuk kishin pse prisnin për prindërit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...