Kilian Mbape është një nga futbollistët më të mirë në botë të momentit. Francezi po e vërteton këtë gjë me paraqitjet fantastike që po zhvillon te skuadra e PSG-së.
22-vjeçari ishte protagonist mbrëmjen e djeshme në triumfin 0-2 që kampionët në fuqi arritën ndaj Marsejës në transfertë.
Në minutën e 8 të sfidës, Mbape ndezi “turbon” duke bërë një sprint me 37 km/orë, teksa finalizoi mjaft bukur aksionin duke e dërguar topin në rrjetë pas asistit të Di Marias.