Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Fantazmat e së shkuarës dhe humnera ekonomike po mbajnë Ballkanin larg BE-së

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT
Takimi i 6 kryeministrave të Ballkanit në foto

Tërheqja afatshkurtër nga ana e Serbisë, e të gjithë diplomatëve të saj nga Maqedonia fqinje në fundin e muajit gusht, pas një lufte të kufizuar tregtare rajonale, risolli sërish në lajmet shprehjen “tensionet e Ballkanit”.

Të dyja ngjarjet, janë një shenjë se sa të tensionuara mund të jenë ende marrëdhëniet ndërkombëtare në Ballkan, dhe vështirësitë që shtrihen përpara, teksa vendet e rajonit duket të integrohen në Bashkimin Evropian, por edhe me njëri-tjetrin.

Megjithatë, sado dramatike, zënka midis Serbisë dhe Maqedonisë u zbut shpejt, të paktën në sipërfaqe. Stafi diplomatik serb u rikthye në ambasadën e vet në Shkup, katër  ditë pasi u tërhoq papritmas.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, pohoi se Beogradi i kishte tërhequr diplomatët e saj për shkak të “dëshmisë së sulmeve të shërbimeve inteligjente maqedonase, ndaj institucioneve të Serbisë”.

Ai dhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, përmendën përfshirjen e “fuqive të huaja”, të cilat disa nga mediat më hiperbolike rajonale, e përdorën për të nënkuptuar makinacionet e supozuara të CIA-s.

Mënyra në të cilën u zhvillua ky konflikt, nxori në pah tensionet në marrëdhëniet tregtare në fillim të gushtit, të nxitura nga Kroacia, një anëtare e BE-së, e cila njoftoi se do të rriste tarifat e inspektimit të mallrave të importit, për disa produkte bujqësore nga shtetet jo-anëtare të BE në një shkallë tronditëse prej 2.200 për qind – nga 14 në rreth 318 dollarë.

Ministria kroate e Bujqësisë, e ndryshoi kursin pas disa ditësh. Kryeministri Andrej Plenkoviç ushtroi presion mbi Ministrin e Bujqësisë, Tomislav Tolushiç, i cili me sa duket nuk e kishte konsultuar këtë nismë me kreun e qeverisë. Nuk është për t’u habitur, që rritja e tarifave shkaktoi zemërim mes fqinjëve të Kroacisë që nuk janë anëtarë të BE-së.

Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiç, e quajti  tarifën e re të paralajmëruar nga Zagrebi si “absolutisht proteksioniste”, ndërsa një burim i lartë i qeverisë boshnjake, më tha se masa ishte “idiote”, dhe ndoshta “një përpjekje e kroatëve për të imponuar barriera të mëtejshme” ndaj fluksit të produkteve të lira.

Në veprime të koordinuara, Serbia, Bosnja, kërcënuan të ndërpresin importin e mallrave kroate që kanë një tarifë të lartë. Ishte dëshmia më e fundit, se si pranimi i Kroacisë në BE, ka ndryshuar marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare rajonale.

Kur iu bashkua unionit në vitin 2013, Kroacia doli nga Zona e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, ose CEFTA, e cila tani përfshin Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Maqedoninë, Moldavinë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Sipas Ëilliam Bartlett, studiues i ekonomisë politike të Evropës Juglindore në Shkollën Ekonomike të Londrës, gjatë periudhës 2013-2016, eksportet në Kroaci nga Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia ranë me 9.8 për qind; ndërsa eksportet kroate në ato 4 vende ranë me 17 për qind.

Ndërkohë, shumica e flukseve të përgjithshme të tregtisë së këtyre vendeve kanë qenë kryesisht të paprekura, rënia ishte nxitur nga një ulje prej 20 për qind e eksporteve nga Bosnja në Kroaci,

Në fakt, kufiri i ngurtë midis Kroacisë dhe Bosnjës, ka krijuar probleme për njerëzit në të dyja vendet, duke filluar nga radhët e gjata në pikat e kontrollit. Por tregtia nuk është e vetmja fushë që shkakton dhimbje koke.

Vitin e kaluar, Kroacia bllokoi çeljen e një faze të re të negociatave BE-Serbi për anëtarësimin e kësaj të fundit në union, çka ngjalli shqetësime në Beograd se Kroacia mund të ushtrojë me gjasë të drejtën e vetos për anëtarësimin e saj në BE. Arsyetimi i Kroacisë për këtë veprim, ishte mungesa e progresit të Serbisë për të drejtat e pakicave.

Kroacia po ndjek shembullin e Sllovenisë, një anëtare e BE që nga viti 2003, e cila e ngadalësoi përparimin e Kroacisë drejt anëtarësimit në BE, kur bllokoi bisedimet e pranimit në vitet 2008- 2009, për shkak të një mosmarrëveshjeje kufitare.

Maqedonia, nga ana tjetër, ka qenë një kandidate zyrtare për anëtarësim në BE që nga viti 2005, por s’ka mundur të hapë dot negociatat me Brukselin, kryesisht për shkak të një mosmarrëveshjeje me Greqinë mbi emrin e saj.

Disa tani mbështesin vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor për t‘iu bashkuar të gjitha BE-së në të njëjtën kohë, me qëllim parandaluar lindjes së problemeve të ngjashme në të ardhmen – midis Serbisë dhe Kosovës, të cilën Beogradi e konsideron ende si një provincë të shkëputur prej saj, apo ndoshta midis Maqedonisë dhe Serbisë.

Lufta për njohjen e Kosovës, nxjerr në pah hendekun midis ambicieve të Ballkanit për t’u bërë shpejt pjesë e BE-së, dhe realiteteve të diplomacisë rajonale dhe politikës së brendshme.

Kërcënimi i një lufte tregtare dhe luftërat e përhershme mbi aspiratat e BE-së dhe mosmarrëveshjeve kufitare, pasqyrojnë dinamikën e vështirë të politikës ballkanike. Kontestet shpesh janë të shumëfishta, duke lindur në vende të tjera, me një përzierje të agjendave vendore dhe atyre ndërkombëtare.

Të gjitha vendet e rajonit, janë zyrtarisht të përqendruara në anëtarësimin në BE, por proceset e tyre të pranimit po lëvizin me shpejtësi të ndryshme, dhe në shumicën e rasteve bashkimi me unionin është në fakt shumë vite larg. Një numër në rritje i vëzhguesve rajonalë dhe qytetarëve të Ballkanit, janë të bindur se kjo nuk mund të mos ndodhë kurrë. 

Dimitrov, ministri i Jashtëm i Maqedonisë, sheh një potencial të madh në propozimet e BE-së për të thelluar marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike, midis shteteve jo-anëtare të Ballkanit Perëndimor përmes krijimit të një “zone ekonomike rajonale”, që sipas tij është pararendëse e pranimit në BE.

Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, ranë përkohësisht dakord mbi zonën rajonale ekonomike gjatë një samiti të mbajtur në Trieste në muajin korrik. Komisioni Evropian, thotë se modeli do të “afronte rajonin më pranë BE-së”.

Pavarësisht nga ky optimizëm, plani është pritur me më shumë mosbesim nga shumë njerëz në rajon, duke pasur parasysh antipatitë në mesin e disa vendeve, interesat ekonomikë që mund të jenë të kërcënuara nga hapja e tregjeve, si dhe nga progresi i ngadaltë i hartimit të politikave.

Disa skeptikë madje druhen se BE-ja mund ta përdorë zonën ekonomike rajonale, si një karrem për të zëvendësuar anëtarësimin e plotë, duke e mbajtur në paradhomë në mënyrë të përhershme Ballkanin Perëndimor.

Shënim: Andreë MacDoëall është korrespondent dhe analist me banim në Beograd, i fokusuar mbi Evropën Qendrore dhe Lindore. Ai shkruan vazhdimisht për “The Financial Times”, “The Guardian”, “Politico Europe”.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: BallkaninBE-sëekonomikeFantazmathumneralargshkuarës

TË LIDHURA

Kandidatët e PS ankimuan në KQZ rezultatet, Rama u dërgon mesazh: Të mos i hyhet asaj rruge…
Aktualitet

Kandidatët e PS ankimuan në KQZ rezultatet, Rama u dërgon mesazh: Të mos i hyhet asaj rruge…

22:35 | 19/05/2025
U rendit si kandidatja grua më e votuar, Tabaku: Mirënjohje demokratëve
Aktualitet

U rendit si kandidatja grua më e votuar, Tabaku: Mirënjohje demokratëve

21:50 | 19/05/2025
Jorida Tabaku gruaja më e votuar ndër deputetët e kuvendit pas zgjedhjeve të 11 majit
Aktualitet

Jorida Tabaku gruaja më e votuar ndër deputetët e kuvendit pas zgjedhjeve të 11 majit

21:16 | 19/05/2025
Next Post
Ulërima rrëqethëse e protestës, flet nëna e djalit: Ja trauma që po kalon im bir (VIDEO)

Ulërima rrëqethëse e protestës, flet nëna e djalit: Ja trauma që po kalon im bir (VIDEO)

Vjen në 3D “Thriller” i Michael Jackson

Vjen në 3D “Thriller” i Michael Jackson

Rikthehet Tirana, Ze Maria luan me tre sulmues ndaj Ilirisë

Rikthehet Tirana, Ze Maria luan me tre sulmues ndaj Ilirisë

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Kandidatët e PS ankimuan në KQZ rezultatet, Rama u dërgon mesazh: Të mos i hyhet asaj rruge…
Aktualitet

Kandidatët e PS ankimuan në KQZ rezultatet, Rama u dërgon mesazh: Të mos i hyhet asaj rruge…

by mirseda
22:35 | 19/05/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj disa kandidatëve të Partisë Socialiste që...

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Tradhëti mes mikesh? Kjo mund të zbulojë të vërtetën pas vrasjes së Valeria Márquez”

Tradhëti mes mikesh? Kjo mund të zbulojë të vërtetën pas vrasjes së Valeria Márquez”

22:23 | 19/05/2025
“Artist pa titull”, komentet e Frederikut për Erandin shkaktojnë debat në Ferma VIP

“Artist pa titull”, komentet e Frederikut për Erandin shkaktojnë debat në Ferma VIP

22:17 | 19/05/2025
Debati në Fermë/ Riku mërzitet nga “këshillat” e Kastros

Debati në Fermë/ Riku mërzitet nga “këshillat” e Kastros

21:52 | 19/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com