E shtunë, 6 Mars, 2021
15 C
Tirana

“Fantazma” B-2 Spirit, avioni 2 miliardë dollarësh që nuk gjurmohet dot as nga radari

Është padyshim avioni më i shtrenjtë në botë, dhe jo pa arsye. Puna për ndërtimin e tij nga kompania “Northrop Grumman”, nisi që në fund të viteve 1970, ndërsa prototipi i parë u prodhua në vitin 1989. Ky avion luftarak është i frikshëm, jo vetëm për shkak të armatimit, por mbi të gjitha, për shkak se nuk mund të gjurmohet dot as nga radarët.

Dhe kjo mundësohet nga teknika e quajtur “lakimi i vazhdueshëm”, që e garanton forma e tij e veçantë. Puna e një avioni të tillë, kushton plot 135 mijë dollarë në vetëm 1 orë. Brenda avionit ka një sobë të përgatitur ushqimin, një shtrat dhe një tualet. Piloti, mund të flejë për njëfarë kohe gjatë misioneve të gjata, duke aktivizuar pilotin automatik.

B-2 Spirit, mund të fluturojë deri në 15 mijë metra lartësi, dhe të përshkojë pa u ndalur një distancë mbi 11 mijë km, me një shpejtësi maksimale prej 1.010 km/h. Ky avion, kushton mbi 2 miliardë dollarë. Për shkak të kostos të lartë, nga 132 copë të projektuar në fillim, janë ndërtuar vetëm 22 të tillë.

Edhe pse është projektuar për të hedhur bomba bërthamore,  B-2 Spirit, është përdorur edhe në misione konvencionale, si në Luftën e Kosovës në vitin 1999, në Afganistan, Libi dhe Irak./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Spanjë/ Madridi zgjedh “mbretin”, Barcelona kërkon të përfitojë

Barcelona i bën një vizitë Osasunas, teksa gjendet pesë pikë poshtë udhëheqësit Atlético Madrid në tabelë. Atlético pret rivalët e Real Madridit që pozicionohet...

Mitet mediatike të Najadës e Luljetës në përdorimin prej spin doctor-i të Ramës

Nga: Alfred Lela E majta, në botë dhe në Shqipëri, ka qenë dhe mbetet instrumentale në krijimin e miteve. Individë, që më shumë se luftëtarë...

Konferenca Ndërqeveritare, Soreca: Do monitorojmë zgjedhjet, më pas do vendosim

Kur na ndajnë vetëm 2 ditë nga afati i fundit për dorëzimin e emrave të kandidatëve per deputetë nga partitë politike, Bashkimi Europian ka...

Zyrtarët e Nju Jorkut ndryshuan numrin e vdekjeve në azile

Zyrtarë të Departamentit të Shëndetësisë në varësi të Guvernatorit Andrew Cuomo konfirmuan njoftimet e së enjten në mbrëmje se anëtarët e një grupi pune...

Poloni/ Rrëzohet në kanal autobusi me ukrainas, 6 të vdekur

Një autobus me dhjetëra ukrainas ka rënë në një kanal në Poloni, duke lënë të vdekur të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur 41...