Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Famulltari i Shkodrës bën thirrje për tolerancë pas humbjes së 8 jetëve

4 vjet ago
in Aktualitet
Famulltari i Shkodrës bën thirrje për tolerancë pas humbjes së 8 jetëve

Famulltari i Shkodrës ka cekur sot dy ngjarje tragjike të ditëve të fundit; aksidentin me 4 viktima ku u shua një familje dhe ngjarjen e sotme të Velipojës ku humbën jetën 4 persona.

Ai u bëri thirrje besimtarëve që të mendojnë më shumë për tjetrin dhe njëkohësisht bëri thirrje për autoritetet që kush nuk administron mirë, të largohet.

Fjala e famullitarit të Shkodrës dom Vlash Palaj

Nuk mund të qëndrojmë indiferent ndaj asaj që ka ndodhur gjatë kësaj jave. Një javë me të vërtetë tragjike për vendin tonë dhe ju ftoj që të arsyetoni dhe të mendoni seriozisht për shkaqet e degradimit të jetës në mënyrë të tillë. Kemi një aksident që ndodh në jug të Shqipërisë ku shuhet një familje krejt, babai, nëna dhe dy vajzat, katër të vdekur për një aksident. Mbrëmë në Velipojë katër të vrarë dhe dy të plagosur. Kisha në urtinë e saj ka sintetizu gjithmonë të keqen duke thënë se mëkati çon në vdekje. Ku është mëkati në lidhje me këto dy situata? Po është mëkat i madh atëherë kur nuk mbahet ritmi i jetës, kur don të kalosh caqet e saj, kur don të kalosh limitet e saj, kur don të ecësh më shpejt se është e duhur dhe kur nuk do të mbash ritmin e jetës së fëmijëve në makinën tënde.

Ajo që të vjen më keq është se aty ku në një farë mënyre njeriu nuk din me ju përmbajt ritmit të jetës e cila është e avashtë, është graduale, nuk është e shpejtë apo e ekzagjeruar dhe aty për shkak të këtij mëkati shkon e godet të pafajshmit sepse fatkeqësia në këtë rast është tek ato dy fëmijë të pafajshëm të aksidentuar. Mbrëmë edhe në vrasjen në Velipojë edhe aty është mëkati sepse janë ngatërruar për shkak të një të mire publike dhe mëkati në këtë rast nuk është vetëm mes atyre dy familjeve apo atyre dy bizneseve atje por mëkati në këtë rast është një strukturë e mirëfilltë sepse ata ngatërrohen për një të mirë që nuk është e tyre por është publike. Do të thotë se ata ndihen më autoritar edhe ndaj atyre që kanë përgjegjësinë të përcaktojnë ndarjen ose funksionimin ose të mirën publike në funksion të qytetarëve dhe mëkati kalon direkt tek pushteti lokal por edhe ai qëndror.

Nuk është normale kjo situatë absolutisht por çdo kush të reflektojë se aty ku njeriu abuzon me të mirën e tjetrit, ku njeriu jeton për të përfituar thjeshtë për interesin e tij prap është mëkat, ku aty ushtrohet logjika e mikut prap është mëkat sepse e pëson dikush që nuk ka faj dhe aty ku ka kompromise me bazë interesi të jeni të sigurtë gjithmonë se dikush do ta pësojë dhe do ta pësojë me vdekje.

Prandaj dikush ti thërrasë mendjes se papërgjegjshmëria e atyre që janë autoritete për administrimin e këtyre të mirave të cilat i ka fal Zoti, papërgjegjshmëria vret. Edhe mungesa e shpirtit, mungesa e vlerës së jetës që jetojnë vetëm për t’u pasuruar edhe ajo vret sepse ai mëkat, ajo vrasje që ka ndodhur e ka një zanafillë të saj. Nëse ti abuzon vazhdimisht me të keqen ta dish se një ditë e keqja do të bëjë shumë keq ty.

Fjala e popullit është e patjetërsueshme dhe qëndron gjithmonë, parja e tepërt dhe fatkeqësisht ato struktura korruptive, mafioze të cilat abuzojnë edhe me të mirat e përbashketa të ha kokën. Prandaj të jetojmë me dinjitet, me atë që të përket, me jetu me ligjshmëri, me jetu me moralitet, me jetu me etikë, me jetu si një qënie shoqërore dhe jo individuale, personale ku vë mbi të gjitha interesin tënd vetjak.

Një njeri që jeton me këtë logjikë herët a vonë do ta humbin vetveten por edhe jetën e vet. Nëse mbjell keq, keq do korrësh dhe nëse jeton me të mirën ke shpresë se do të korrësh mirë por jo gjithmonë edhe kjo sepse ai i pamunduari shpesh herë godet të pafajshmin prandaj uroj që çdo kush të reflektojë mbi këtë situatë dhe të mbajë një qëndrim të drejtë sepse një ditë do ti japim llogari Zotit por ka për të qenë ai procesi final por edhe në këtë jetë do të shkojë çdo gjë në vend thotë Krishti dhe s’do mbesim asgjë pa dalë edhe gjatë rrjedhës së saj. Të jetojmë me dinjitet e ndershmëri duke e vlerësuar tjetrin të ngjashmin tënd dhe nëse beson në Zotin i bie të jetë vëllai jot sepse Zoti për ne është Atë.

Dhashtë Zoti që dikush të ketë kurajon që kur e sheh se nuk është në gjendje të administrojë ashtu siç duhet të mirën e përbashkët të dorëhiqet e të largohet. Uroj që dikush vërtetë përballë kësaj katastrofe, një familje të shuar dhe dy familje të tjera të shkatërruara dikush të ketë kurajon për të thënë se unë nuk bëj për këtë punë dhe ia lëshoj vendin dikuj tjetër. Të lutemi për këto shpirtra që Zoti të ketë mëshirë për këto jetë që shkojnë kot për gjëra të kësaj bote. Nëse ti fiton gjithë botën por humb jetën tënde atëherë e bjerr shpirtin tand.

Tags: FamulltariShkoderVelipoje

TË LIDHURA

Theth, prishje ndërtimesh pa leje – IKMT te objekti i fundit, pronarët: “Të pritet gjykata”
Aktualitet

Theth, prishje ndërtimesh pa leje – IKMT te objekti i fundit, pronarët: “Të pritet gjykata”

20:41 | 14/07/2025
Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive
Aktualitet

Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

19:58 | 14/07/2025
Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër
Aktualitet

Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër

19:50 | 14/07/2025
Next Post
Zgjedhjet e 25 prillit/ Fevziu: Mazhoranca e konsumuar, opozita nuk ka frymë

Myzerimi u vra duke ëndërruar një jetë normale

Euro 2020/ Republika Çeke eleminon Holandën e De Boer

Euro 2020/ Republika Çeke eleminon Holandën e De Boer

Euro 2020/ Belgjika çon Ronaldon me pushime, gjen Italinë e Mançinit

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Theth, prishje ndërtimesh pa leje – IKMT te objekti i fundit, pronarët: “Të pritet gjykata”
Aktualitet

Theth, prishje ndërtimesh pa leje – IKMT te objekti i fundit, pronarët: “Të pritet gjykata”

by mirseda
20:41 | 14/07/2025
0

IKMT i është drejtuar këtë mbrëmje objektit të fundit të ndërtuar pa leje në Theth, që do...

Përplasjet pas finales së madhe, Joao Pedro: Filluan të na provokonin, më pas…

Përplasjet pas finales së madhe, Joao Pedro: Filluan të na provokonin, më pas…

20:18 | 14/07/2025
Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

19:58 | 14/07/2025
Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër

Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër

19:50 | 14/07/2025
Mbrojtësi i Kombëtares me destinacion të ri, bashkohet me ekipin zviceran

Mbrojtësi i Kombëtares me destinacion të ri, bashkohet me ekipin zviceran

19:48 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com