E hënë, 6 Dhjetor, 2021
9.5 C
Tirana

“Familja mendonte se isha e çmendur”, rrëfimi i murgeshës shqiptare: Më gjetën burrë, por…

Në programin online “Fol me psikologen”, përballë psikologes Ervisa Lula ka qënë këtë herë një murgeshë. Motër Mira Koleci prej më shumë se 20 vitesh i shërben Zotit. Në një rrëfim të pazakontë ajo sjell detaje të rëndësishme të jetës së saj. Në fëmijëri kujton se kishte pasion gjimnastikën, e teksa ia ka shprehur të atit këtë dëshirë, ai ka kundështuar dhe i ka sugjeruar të gjente një profesion tjetër për të ardhmen e saj.

Kënga dhe kërcimi kanë qënë pasionet e tjera dhe nuk mungonte në asnjë dasmë të fshatit së bashku me motrat e saj. Në moshën 17 vjeçare ishte thirrja e parë për tu bërë murgeshë. Pjesë e një familje të madhe në Fishtë të Lezhës, e vetmja alternativë e dhënë nga prindërit ishte martesa. Ja si i kujton ajo momentet e para të këtij vendimi dhe reagimet e familjarëve, të cilët u përpoqën me çdo formë t’i kthenin mendjen e t’i gjenin burrë.

Çfarë ndodhi në familje kur iu the atyre që kishe vendosur të bëheshe murgeshë?

Nga njëra anë është kënaqësi, nga ana tjetër them që nuk është e lehtë sepse rikthehem dhe rikujtoj edhe një herë ato momente. Një luftë e brendshme dhe e jashtme me të gjithë, askush nuk donte. Prindërit kërkonin ndihmë tek shoqet dhe shokët e mi që të flisnin me mua dhe të ndryshoja mendje. Sipas tyre unë isha çmendur.

Shpesh është përballur edhe me pyetje të sikletshme. A ke pasur të dashur? A e ke dhënë puthjen e parë? A ke ndjerë ndonjëherë për ndonjë djalë? Motër Mira duke buzëqeshur ka një përgjigje edhe për to. Ja çfarë thotë ajo:

“Kur isha në shkollë të mesme, kam patur persona që më kanë ardhur mbrapa, më kanë propozuar, kanë ardhur tek shtëpia për të kërkuar dorën sipas riteve që ishin atëherë…” /GSH.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

S’ka më sekrete/ Ja kur do të mbahet Festivali i 60-të i Këngës në RTSH

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përfcillet LIVE për publikun shqiptar në mbrëmjet e 27,28 dhe 29...

Ekzekutimi i ish-deputetit, bashkëshortja nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Natalina Ujka, bashkëshortja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka, ka treguar për grupin hetimor se personat me të cilët bashkëshorti i saj ka pasur konflikte...

Misteret e pazgjidhura të Luftës së Dytë Botërore

Ne të gjithë i duam misteret, dhe Lufta e Dytë Botërore siguroi shumë të tilla. Shkalla e madhe e luftimeve dhe e taktikave të tokës së djegur, solli...

Ish-banori i “Big Brother”: Donaldi nuk është fitues, mes çiftit s’ka dashuri

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana, teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ka komentuar lidhjen e shumëpërfolur mes Donaldit dhe Beatrix. Për...

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...