E shtunë, 4 Korrik, 2020
22 C
Tirana

“Familja lyente muret me emrin e saj, të gjithë e dinin për 15-vjeçaren”

Më të lexuarat

Franca me kryeministër të ri

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zgjedhur Jean Castex si kryeministrin e ri të Francës, pas dorëheqjes së Edouard Philippe. Edouard Philippe paraqiti dorëheqjen sot tek...

“Trupin ia lyenin me vaj për të ndalur dekompozimin”, 34 vjeçarja jep dëshminë shokuese

Me kalimin e orëve po bëhen me dije të dhëna të reja nga ngjarja në Kombinat, ku u gjetën pa jetë nënë e bijë,...

Favore seksuale për t’i kthyer mjetin, arrestohen dy zyrtarë policie

Dy efektivë të Policisë Rrugore në Tiranë janë arrestuar, pasi akuzohen se në këmbim të dorëzimit të automjetit të sekuestruar në pronësi të një...

Shqetësim në Spanjë, rikthehen masat e izolimit

Qytetarët në Spanjë kanë filluar që të shqetësohen sërish nga koronavirusi. Numri i rasteve të reja me COVID-19 është rritur ndjeshëm ndërkohë në një zonë...

Aksident në hyrje të Lezhës, përplasen tre automjete

Një aksident ka ndodhur gjatë mesditës së sotme, në hyrje të Lezhës. Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e këtij aksidenti janë...

Fshihej në bodrum/Ndërhyn RENEA, publikohen pamjet kur kapet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA kanë arrestuar në Bulqizë, të shumëkërkuarin Fadil Tërnova, 32-vjeç. Në sajë të operacionit të koduar "Fundi i arratisë", është vënë në pranga...

Ngjarja makabre në Kombinat/ Flasin Dëshmitarët e Jehovait

Lidhur me ngjarjen makabre në Kombinat, në media u raportua se të treja ishin ndjekëse të Dëshmitarëve të Jehovait, për shkak se në shtëpinë...

“Zhaneta më tha mos ta shoh bojën”, fqinjët rrëfejnë momentet e fundit me familjen Josifi

Dëshmi tronditëse vijnë për ngjarjen në Kombinat, ndërsa fqinjët tregojnë se kryefamiljarja i kishte larguar të gjithë. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa...

Pandemia/ Shënohet rekord i zi në Kosovë

Ditën e sotme është shënuar një rekord i zi nga koronavirusi në Kosovë. Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë...

Del nga rruga mjeti në Tiranë/ Ndërron jetë pasagjeri, shoferi në spital

Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet,...

Gazetarja Anila Hoxha rrëfen përmes një postimi në rrjetin social Facebook se çfarë ka pranë banesës së vajzës 15-vjeçare, e cila u abuzua seksualisht nga 65-vjeçari Abaz Doku.

Hoxha shkruan se “shfytëzimi i gjimnazistes tregohej prej një viti si një ‘hit’ nëpër gojët e lagjes dhe të shkollës, mes banorësh e fqinjësh, ku disa e përshkruanin si “fëmija i përhedhur”.

Nga Anila Hoxha: “Javët e fundit prindërit e 15 vjeçares së abuzuar seksualisht e kaluan duke fshirë nëpër muret e lagjes emrin e saj. E gjithe lagjia ku emri katërgërmesh i femijes ka zënë muret e shtyllat, e dinte se kush shkruante dhe përse.

Të gjithë e dinin, përveç policisë dhe familjes.

Shfytëzimi i gjimnazistes tregohej prej nje viti si një ‘hit’ nëpër gojët e lagjes dhe te shkolles, mes banoresh e fqinjësh, ku disa e pershkruanin si “fëmija i perhedhur”. Ndërsa të tjerët e pershkruanin 65 vjecarin si monstra që u tregonte fotografitë dhe videot e të mitures duke u mburrur ” shikojeni këte”.

Por ky informacion nuk kishte mberritur në veshët e vulosur të policisë.

Në veshët e askujt, as te agjenteve te krimeve, as te patrullave qe pijne birra ne lokalin përballë shkollës dhe nuk shikonin të afishuar ngado emrin e S, apo të shikonin se si nje vajzë kalohej dore më dorë dhe si një i moshuar ndërkohë tregonte videon në serviset e makinave të lagjes, në birrari, dhe tek të tjerë aty që pastaj ktheheshin në shtëpi dhe ruanin fëmijët e tyre duke patur parasysh se nje tragjedi po luhej me fëmijën e komshiut.

Edhe mësuesit e shkollës ne lagjen në periferi të Tiranës nuk dinin gje. As psikologet nuk dinin gjë, ndonese profili i rojës ishte aq i diskutueshem sa ai u përzu prej aty. As oficerët e sigurisë që paguhen nga Ministria e Arsimit.

Roja i shkollës njihet ne lagje për profilin e tij te diskutueshëm. Por ai u hoq nga puna jo për këtë gjë, por pasi ishte punësuar aty së bashku me gruan dhe djalin.

Emri i S. dhe sharjet për të ndërkohë të vrasin sytë, në hyrje të shtëpisë së saj në të dy krahët, në muret e shkolles, në muret e lagjes. Prej nje viti eshte shkruar emri i vajzës dhe në anglisht ‘mireserdhe në ferr’.

Prindërit nuk ja dolën ta mbulonin me gëlqere emrin e fëmijës së tyre që përdhunshëm u shkarravitej prej muajsh POR vetëm ata s’po dinin se përse emri i të mitures po vulosej si ‘A” e turpit te shoqerise sone.

Kete te dielë ja kushtova S. Nje banore më thotë duke tundur koken se fëmija doli duarsh per faj të prindërve qe nuk e kontrollonin. ‘E dinim të gjithë këtë gjë- thotë një tjetër. Videot e vajzes qarkullonin ngado.

I moshuari doli mendsh kur prinderit e mbyllen femijen ne shtepi dhe ajo nuk po dilte me”. Pasi ata denoncuan, dhe katër banore të lagjes u arrestuan, mes tyre adoleshentë dhe ish- roja, prindërit janë ngujuar brenda në shtepi.

Poshtë pallatit te tyre qëndron një grup të rinjsh, me në krye djalin e te akuzuarit si përdhunues. Skandal. Presion fare i hapur.

Ndonese jane të afermit e ketij 65 -vjeçari që e përzunë nga familja disa muaj më parë, për të kundërshtuar sjelljen e tij. Skandal i paprecedente mungesa totale e informacionit te shkolles, policise, a kujdto tjeter qe paguhet dhe ka per detyre te mbroje e te ruaje femijet dhe nxenesit ne shkolla.

Nje skandal i tille nuk kishte nevoje te zbulohej nga kallzimi i dy prinderve qe per shkaqe te ndryshme iu drejtuan policise , atehere kur emri i femijes se tyre, dhe video e femijes se tyre po postohej ngado. Nje skandal i tille ishte zbuluar prej nje viti nga banoret e lagjes ne periferi te Tiranes, kur shikonin femijen duke u ngjitur ne nje shtepi qe i perkiste dikujt qe jeton ne Greqi , kur e shikonin tu nenshtrohej edhe te rinjve te tjere aty. Diçka po ndodhte, por që policia ta merrte vesh duhet se pari qe qytetarët ta besojnë.

Skandal i paprecedentë që pavaresisht zërave ne lagje, asnje nga perfaqesuesit e shkolles nuk e referoi çështjen në polici. Skandal i paprecedentë që i afërmi i nje abuzuesi vazhdon të qëndroje poshtë shtepisë së dy prinderve qe tashmë jane të rrezikuar dhe kanë frikë të dalin, pasi kater te dyshuar ne lagje jane arrestuar per abuzim seksual.

Skandal qe disa ore pas shperthimit te kesaj bombe , veç versionit te policise nuk ka asnjë deklaratë nga bukuroshja e Ministrisë së Arsimit, ku i ka psikologët e shkollës, ku eshte stafi pedagogjik i kësaj shkolle?

Skandal që familja është braktisur dhe ka mbetur pa mbrojtje.
Ata janë të kërcënuar. I pashë sot dhe e dëshmoj këtë gjë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Manastirliu: Kjo është mënyra më e mirë për të frenuar përhapjen e virusit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njofton qytetarët se vendosja e maskës është mënyra më e mirë për...

Godet dhe fyen gjyqtarin, përfundon në komisariat futbollisti shqiptar

Një lojtar i skuadrës së Adës së Velipojës ka përfunduar në komisariat pas ndeshjes me Gramshin, në Kategorinë e Dytë. Raportohet se 29-vjeçari V.P ka...

VIDEO/ Po ecte me shpejtësi 236 km/h, policia ndalon Lamborghini-n

Ditën e sotme, policia ka ndaluar një Lamborghini, drejtuesi i së cilës është konstatuar duke drejtuar mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara. Përkatësisht, shpejtësia...

Pandemia/ Ndahet nga jeta sportisti 38-vjeçar

Për shkak të infektimit me koronavirus, ka ndërruar jetë ish-karateisti 38-vjeçar, Flamur Shasha. Lajmin për vdekjen e Shashës e ka bërë të ditur Federata e...

Pse të rinjtë po preken nga pandemia? Përgjigjet mjeku pneumolog

Mjeku pneumolog Arjan Mezini gjatë një interviste në “News 24” komentoi situatën e krijuar nga koronavirusi në vend. Ai iu përgjigj pyetjes se “pse të...