Kryeministri Edi Rama ka treguar sot se pse u falën gjobat për ata persona që thyen masat kufizuese, në kudër të situatës nga koronavirusi.
Në një komunikim live në Facebook, Rama tha se atyre iu dha një shans i dytë në kushtet kur u bënë edhe ndryshimet në Kodin Penal.
Kreu i qeverisë theksoi se shteti nuk ka asnjë përfitim financiar nga këto gjoba.
“Gjobat dhe ndëshkimet nuk janë qëllim në vetvete, nuk janë mënyrë për të mbushur arkën e shtetit. Nga gjobat në këtë situatë shteti s’ka përfitim financiar, por duke pasur parasysh që kaluam edhe ndryshimet në Kodin Penal që e pamë të arsyeshme që atyre që nxituan dhe u gabuan t’i japim një shans të dytë në kushtet kur startojmë me Kodin e ri Penal.
Zbatimi i normave dhe rregullave nuk bëhen se dikush do të kapë, por bëhen se dikush do të të kapë. Pse kollaj e kam unë të them të dalin nënat dhe të mos dalin baballarët, edhe unë mbyllem në shtëpi, rri në shtëpi po nuk jam frikacak. Nuk më vjen fare keq që dikujt tjetër që e shkeli rregullin iu fal për t’i dhënë një mundësi e dytë”, tha ai.