Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Falimenton Gulf me aksioner offshore, amulli me tollonat

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Falimenton Gulf me aksioner offshore, amulli me tollonat

“Mirsevini në Sun Petroleum Albania, distributori zyrtar për Gulf Oil International në Ballkan. Ju lutem formoni numrin e brendshëm ose prisni për operatorin”. Është kjo përgjigja që merr sapo formon numrin e telefonit të zyrave qendrore të Gulf në Tiranë. Pas pesë zilesh sekretaria të njofton se operatori nuk është i disponueshëm dhe të duhet të lesh një mesazh. Me këtë përgjigje do të duhet të përballen edhe ata qindra persona që kanë vërshuar sot në pikat e karburantit të tregtimit me pakicë të Gulf për t’u furnizuar me karburant përmes tollonave të parapaguar.

Amullia me njerëzit nisi mbrëmjen e së mërkurës kur u përhap lajmi kompania ka shpallur falimentin dhe qytetaret nuk kanë mundur të furnizojnë dot automjetet në pikat e pakicës një pjesë e të cilave tashmë kanë “pronar” të ri. “Monitor” mësoi se të paktën katër pika dy në Tiranë dhe dy në Durrës tashmë kanë kaluar tek Alpet e cila ka kryer procedurat ligjore dhe ka nënshkruar kontratat për to kurse një pjesë tjetër e pikave po negociohen me kompani të tjera.

“Në pikat e reja të Alpet ka pasur një dyndje të njerëzve që kanë tollona të Gulf dhe gjatë dy ditëve të fundit është dashur që stafi i kompanisë të sqarojë që jemi dy kompani krejt të ndryshme dhe normalisht nuk mund të bëjmë ne furnizimin për tollonat e kompanisë që ka pasur më herët pikën e karburantit. Kjo është një marrëdhënie që ata duhet ta zgjidhin me Gulf” thanë burime zyrtare pranë kompanisë. Të njëjtët konfirmojnë se vetë ish-stafi i Gulf që sot është në pikat Alpet ka pasur vështirësi në komunikim me përfaqësues të kompanisë.

Mbetet e paqartë sesa është sasia e karburantit që është shitur përmes tollonave dhe sesi do të veprohet me to. Referuar burimeve nga tregu kompania ka pasur një shitje masive të kësaj natyre sidomos gjatë javëve të fundit.

Pronarët e Gulf offshore, si u tkurr xhirroja e kompanisë

Kompania Gulf është pjesë e Sun Petroleum Albania regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit në shtator 2013 në pronësi të shtetasit izraelit Dory Grossman. Në shkurt 2014 ky i fundit ka shitur aksionet për 100 mijë lekë tek një kompani offshore, Universal Energy Group që është akoma e sot aksionerja e vetme. Kompania e shumicës është regjistruar si Sun Petroleum Albania Trading në Qendrën Kombëtare të Biznesit në 01.10.2013. Edhe në këtë rast aksioner i saj i vetëm deri në 2015 ka qenë izraeliti, Dory Grossman i cili më pas ka kaluar aksionet tek Universal Energy Group për një vlerë 4 milionë lekë.

Ecuria e treguesve financiarë për vitin 2017 për Sun Petroleum Albania Trading nuk mund të jepet qartë për aq kohë sa nuk ka një bilanc të publikuar por referuar dy viteve paraardhës xhiroja e saj është tkurrur. Në vitin 2015 ajo regjistroi një xhiro 3.2 miliardë lekë kurse në 2016 zbriti në 2 miliardë lekë, një rënie 38 për qind e xhiros.

Pakica nga ana tjetër për vitin 2015 ka regjistruar një xhiro 4.8 miliardë lekë, kurse në 2016 3.2 miliardë me një rënie 34 për qind.

“Universal Energy Group”, 100% aksionere e “Sun Petroleum Group”, me aksionerë gjeorgjianë, që zotëron një marrëveshje 15-vjeçare me Gulf Ltd për shpërndarjen e karburanteve në Shqipëri, na figuroka në kartelat e offshoreve panameze?!

Tags: aksioneramullifalimentonGulfoffshoretollonat

TË LIDHURA

Rama ka pushtuar parlamentin dhe po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha thirrje qytetarëve
Politikë

“67 miliardë euro të vjedhura në 12 vite”, Berisha flet me shifra dhe paralajmëron: Do auditojmë

14:44 | 17/01/2026
Grup pune për bashkërendimin qeveri-pushtet vendor”, Rama zbulon emrat e ministrave
Politikë

Grup pune për bashkërendimin qeveri-pushtet vendor”, Rama zbulon emrat e ministrave

14:24 | 17/01/2026
Rama ka pushtuar parlamentin dhe po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha thirrje qytetarëve
Politikë

Rama ka pushtuar parlamentin dhe po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha thirrje qytetarëve

13:28 | 17/01/2026
Next Post
Ish-kampioni sfidon hapur rusin Khabib: Në 10 ndeshje…

Ish-kampioni sfidon hapur rusin Khabib: Në 10 ndeshje...

Merr flakë ashensori i një pallati në kryeqytet, panik tek banorët

Merr flakë ashensori i një pallati në kryeqytet, panik tek banorët

Sociologët japin alarmin: 70 milion meshkuj beqarë janë rrezik për shoqërinë

Sociologët japin alarmin: 70 milion meshkuj beqarë janë rrezik për shoqërinë







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Rama ka pushtuar parlamentin dhe po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha thirrje qytetarëve
Politikë

“67 miliardë euro të vjedhura në 12 vite”, Berisha flet me shifra dhe paralajmëron: Do auditojmë

by mirseda
14:44 | 17/01/2026
0

Kreu i PD, Sali Berisha deklaron se janë 67 miliardë euro abuzime, sipas tij, nga qeveria socialiste...

Grup pune për bashkërendimin qeveri-pushtet vendor”, Rama zbulon emrat e ministrave

Grup pune për bashkërendimin qeveri-pushtet vendor”, Rama zbulon emrat e ministrave

14:24 | 17/01/2026
Rama ka pushtuar parlamentin dhe po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha thirrje qytetarëve

Rama ka pushtuar parlamentin dhe po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha thirrje qytetarëve

13:28 | 17/01/2026
Policia e Durrësit: Nuk u njoftuam për mbështetje me forca gjatë shoqërimit të të paraburgosurit

Arratisja e Altin Ndocit, gjykata vendos masat e sigurisë për tetë të arrestuarit

13:24 | 17/01/2026
Paketa e maleve”, Rama u vendos kushte kryebashkiakëve: Asnjë nga ju nuk do të rikandidojë nëse …

Paketa e maleve”, Rama u vendos kushte kryebashkiakëve: Asnjë nga ju nuk do të rikandidojë nëse …

12:51 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com