Kryesore

Faktet/ Rama zbulon nëse makina e tij është e blinduar: Ja kur e kam marrë


               Publikuar në : 21:17 - 13/02/20 M S

Kryeministri Rama shkoi mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” me një makinë, e cila të dukej sikur ishte e blinduar. Moderatori Blendi Fevziu e pyeti se nga kush mbrohet me një mjet të tillë, dhe se nga kush ka frikë se do ti bëjnë atentat?!

Referuar edhe akuzave të parashtruara më herët nga ana e opozitës, kryeministri Rama konfirmoi se mjeti me të cilën ai lëviz, nuk është aspak i blinduar. Ndër të tjera Rama zbuloi se ai nuk di ti japë makinës, dhe se mjeti që posedon është marrë që në vitin 2009.

“Nuk është e blinduar. Gazeta e këtij, në faqe të parë me titull jep lajmin se kryeministri ikën me makinë të blinduar. E ka verifikuar dhe thotë se është e blinduar, nëse opozita konsiderohet burimi i së vërtetës, ky është një problem i madh.

Por minimumi që bën gazeta, të thotë sipas opozitës. Të verifikojë dhe të thotë iku me makinë të blinduar. Makina është e vitit 2009, kur unë kam qënë në opozitë. Ma ka sjellë im vëlla, makina që përdor si kryeministër nuk ka qënë e blinduar. Ka dalë një lajm se kam blerë një makinë qindra mijëra euro. E kam marrë me qira një makinë nga servisi. Unë përdor atë makinë, sepse nuk kam dashur ti kushtojë para që nuk ishin të nevojshme për ti shpenzuar. Nuk di ti japë makinës. Unë s’kam asnjë makinë të blerë si kryeministër. Makina është që në vitin 2009”.

TIRANA TODAY

 


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT
Këtë e pëlqejnë %d blogues: