E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Fakte tronditëse/Abuzoi me të miturën? E ëma, lidhje intime me 57-vjeçarin

Një ngjarje shokuese tronditi mbarë opinionin publik pak ditë më parë, ku u pretendua se ishte përdhunuar për dy vite rresht një e mitur në Kuçovë. Madje e ëma e vajzës së mitur deklaroi më herët se vajza 10 vjeçare i kishte treguar se ishte abuzuar nga 57 vjeçari, ku ato jetonin me qira.

Por sot ka dalë disa të dhëna të tjera, të cilat nxjerrin një version tjetër të rastit në fjalë. E mitura ka thënë në polici se ishte abuzuar nga 57 vjeçari Ajet Dume. Në një rrëfim ekskluziv në emision “Me Zemër të Hapur”, në News24, e ëma e të miturës tha se është abuzuar seksualisht edhe vetë nga 57-vjeçari për 10 vite me radhë. Por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga gazetarja Eneida Petova, e cila tha se të gjithë banorët e zonës thonë që gruaja kishte një lidhje intime me burrin, dhe se dyshohet që vajza të jetë e tija.

Gazetarja ka pyetur edhe banorët, të cilët janë shprehur se 57 vjeçari është një njeri i qetë. Në polici ai ka thënë se nuk e ka pranuar akuzën për “abuzim seksual” me vajzën, por se ka pasur një marrëdhënie të rregullt me zonjën.

“Banorët e zonës thonë se zonja ka pasur një lidhje me 57 vjeçarin, dhe ky i fundit ka vendosur ta marrë atë në shtëpi. Ka ngelur shtatzënë në atë shtëpi dhe i ka lindur të dyja vajzat aty.

Banorët thonë se 57 vjeçari është një njeri i qetë. Në polici ai ka thënë se nuk e ka pranuar akuzën për “abuzim seksual” me vajzën, por ka thënë se ka pasur një marrëdhënie të rregullt me zonjën.

Ai nuk e ka banesën me qira, por është në pronësi të tij. Ai paguante vetëm taksat, ujë, drita, jo qira. Raporti mjeko-ligjor ka vërtetuar se në trupin e vajzës janë kryer marrëdhënie seksuale. Marrëdhënia e zonjës me 57 vjeçarin dihet nga të gjithë banorët. Ndërkohë që nuk mund të them nëse vajza është abuzuar nga 57 vjeçari.

Komshinjtë janë shokuar, kur i kemi pyetur për abuzimin e 57 vjeçarit me vajzën, dhe kanë thënë se nuk është e vërtetë, pasi ai kishte lidhje me të ëmën. Vetë vajza ka thënë në polici, nën praninë e psikologes, se 57-vjeçari ka abuzuar seksualisht me të për dy vite rresht, sistematikisht. Shumica e komshinjve pretendojnë se vajza është e 57 vjeçarit”, u shpreh gazetarja.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...