E martë, 26 Janar, 2021
4 C
Tirana

Fajtorët, atë që e vranë dhe ata që nuk dënuan vrasësit

Nga: Mentor Kikia

Lexova këto ditë një shkrim mbi jetën e djalit të Teme Sejkos, Sokolit, vrarë edhe ky si shumica e burrave të kësaj familjeje nga regjimi komunist, kur ishte 25 vjeç.

Procesverbali i ekzekutimit, firmosur nga një prokuror dhe kryetari i degës së punëve të brendshme, ishte një nga ato historitë që të ngulitet ne tru dhe të bën të përjetosh dhimbje dhe revoltë njëkohësisht.

Qëllimi i publikimit të kësaj historie ishte për tu bërë thirrje njerëzve që të bashkohen me opozitën.

Në të vërtet unë mund të kem një mijë arsye për tu bashkuar me opozitën, kundër qeverisë, por jo për këtë arsye. Sepse unë, aq sa ndjehem i revoluar me këto krime barbare, po aq ndjehem edhe me ata që pas vitit ‘90, këta barbarë nuk i çuan në bangën e të akuzuarve. Sa vrasës u dënuan?

Sa prokurorë, hetues, xhelatë, gjyqtarë, kryetarë degësh të punëve të brendshme, zyrtarë të Sigurimit e ish politikanë të lartë të regjimit komunist u dënuan për këto vrasje, me gjyqe false e pa gjyqe fare? Di njeri ndonjë?

Këto janë vërtet histori të dhimbshme, por ato janë historia nga e cila ne duhet të mësojmë një gjë edhe më të madhe së vetë komunizmi. Historia që harrohet përsëritet, por, edhe krimet që nuk dënohen përsëriten. Historia përsëritet shumë rrallë, ndërsa krimet përsëriten shumë më shpesh.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi euforike: LSI e vetmja parti në rritje

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka rrëfyer për rrugëtimin e partisë së saj dhe ku ndryshon ajo këto zgjedhje nga zgjedhjet e tjera. Kryemadhi konstaton...

“Shko te nëna jote”/ Lukaku tërbohet nga provokimet e Ibrahimoviç (Video)

Derbi mes Interit dhe Milani ka regjistruar përveç golit të Ibrahimoviçit dhe përplasjen e ashpër verbale mes yllit suedez dhe sulmuesit të Interit, Romelu...

Grabitje me armë në Tiranë, farmacisë i merret e gjithë xhiroja ditore

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një farmaci në Tiranë, pas shkollës 'Sami Frashëri'. Hajduti i armatosur dhe me maskë,...

Kryemadhi: Varfëria ka arritur kulmin. Me këtë ritëm, njerëzit do vjedhin

Ditëne  djeshme, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, prezantoi programin elektoral me të cilin do kërkojë votat e shqiptarëve më 25 prill. E...

Pse nuk po vijnë vaksinat e Pfizer? Përgjigjet zv.ministrja Rakacolli

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka shpjeguar se përse nuk kanë ardhur dozat e premtuara nga kryeministrit Edi Rama. Disa javë më parë, me mbërritjen...