E hënë, 27 Shtator, 2021
20.5 C
Tirana

Fajtor për gjenocid/Gjykata e Hagës e burgosi përjetë, si reagoi ish-lideri serb

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e dënoi dje me burgim të përjetshëm ish-liderin serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, i cili u shpall fajtor për krime lufte në Bosnjë Hercegovinë.

Pas dhënies së vendimit, Karaxhiç përmes avokatit të tij ka folur për televizionin serb duke mos shprehur asnjë pendesë për mijëra vdekje të shkaktuara në Bosnje-Hercegovinë, ku mbetëm të vrarë mbi 8 mijë  burra dhe djem.

Sipas tij, viktimat e vërtetë kanë qenë qytetarët serbë, të cilët dhanë jetën për një Serbi të lirë.

“Populli serb dhe unë së bashku me të, tashmë kemi fituar. Republika serbe është krijuar dhe populli serb është i lirë në vendin e tij. Mijëra të rinj serb dhanë jetën e tyre për Republikën e Serbisë. Viktimat më të mëdha ishin atë, që dhanë jetën për lirinë e popullit serb. Këta janë viktima të vërteta”, ka treguar Slladojevic pas një bisede që ka pasur me Karaxhiçin.

Ndër të tjera, shprehet se dënimi është një hakmarrje e Tribunalit të Hagës, duke shtuar që kanë luftuar me ndershmëri për lirinë e popullit serb në Bosnje-Hercegovinë.

“Nuk u dorëzuam as kur ishte shumë më vështirë, kështu që kurrë nuk do të ndalemi të luftojmë për të vërtetën rreth luftës sonë të drejtë në luftën që na është imponuar, e në të cilën u vranë njerëz të tri nacionaliteteve. Secila luftë rezulton me krime të cilat shteti ynë i dënoi dhe i ndoqi. Ne kemi luftuar me ndershmëri për lirinë dhe barazinë e popullit serb në Bosnje e Hercegovinë. Prandaj ne jemi gjithmonë dinjitoz kudo, nuk urrejmë të tjerët, dhe e ruajmë me krenari atë që është mbi ne, Republika Srpskan”,  ka thënë Karaxhiç.

Ai u shpall fajtor për 10 akuza te gjenocidit, krime lufte dhe mizori të tjera, përfshirë planifikimin e masakrës së Srebrenicës në korrik të vitit 1995, ku u vranë rreth 8000 myslimanë, një nga barbarizmat më të mëdha që nga Lufta e Dytë Botërore.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...