E shtunë, 25 Shtator, 2021
8.5 C
Tirana

“Fajdexhinjtë”/ Operacioni në Shkodër, avokati: Show për t’i bërë qejfin qeverisë

Operacionin e policisë në Shkodër, ku u arrestuan 12 persona të cilët dyshohen si pjesë e një grupi që jepnin fajde me interes që shkonte deri në 20%, avokati Anton Kosteri e quan një “show për t’i bërë qejfin qeverisë”.

Duke folur për BalkanWeb, avokati Kosteri i cili ka në mbrojtje një prej të arrestuarve të operacionit “Maranaj”, shtetasin Vinko Nikprelaj, tha se Gjykata nuk duhej të caktonte masat “arrest me burg”, ndërsa solli disa precedentë të mëparshëm, për të cilat sipas tij, personat e arrestuar kanë fituar pafajësinë në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe atë të Apelit.

“Së pari duhet të bëj me dije ju si media dhe opinionin publik, që procesi është bërë me dyer të mbyllura, për arsye se shumë nga aktet proceduriale janë sekret hetimor dhe ne kemi marrë përsipër  përgjegjësinë tonë ligjore si për të mos i bërë  publike për opinionin e gjerë. Në lidhje me vendimin si caktimi  i masën me arrest dhe vijimi i masës e sigurimit nga ana e gjykatës, janë shkelje flagrante me ligjin, janë jo në përshtatshmërinë me rrezikshmërinë e këtyre personave.

Për mendimin tim nuk janë masat e duhura që duhet të caktoheshin nga gjykata. Unë jam i mendimit se shumë prej atyre personave të arrestuar nuk duhet të ishte caktuar fare kjo masë sigurimi. Kjo gjykatë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor që nga viti 2014 deri më sot ka caktuar masën e sigurimit në mungesë, ka bërë arrestime dhe më pas këto persona që kanë arrestuar kanë fituar pafajësinë si në Gjykatën e Shkallës së Parë ashtu edhe në Apel.

Dua të citoj që në vitin 2014, është bërë arrestimi i drejtorit dhe zv.drejtorit të ALUIZNIT, të cilët më pas kanë marrë pafajësinë.  Në 2016, janë arrestuar punonjës të Hipotekës, 2017 janë arrestuar profesor, në 2018 janë arrestuar mjekë. Të gjitha këto raste kanë fituar pafajësinë si në Gjykimin e Shkallës së parë ashtu edhe në Apel.

Prandaj, dua të shpreh publikisht se arrestimet të tilla janë për të bërë show, nuk do të arrihet dot të vërtetohet fajësia e këtyre personave. Ky është një arrestim për të bërë show.  Normalisht që dyshimi është publik, që dyshohet se këto persona kanë marrë para me shtesë, gjë e cila nuk është vërtetuar. Shtetasi Paulin Radovani nuk rezulton që të jetë kërcënuar, shantazhuar apo dhunuar psikologjikisht qoftë fizikisht. Ne kemi kërkuar masën e sigurimit detyrim paraqitje dhe zbutje të masë së sigurimit.  Këto arrestime janë për t’i bërë qejfin qeverisë, janë arrestime vetëm për të bërë show dhe jo për të vendosur në vend një të drejtë, që pretendohet se me të vërtetë është shkelur”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Në rritje kërkesat për azil, arrijnë nivelin më të lartë të pas-pandemisë

Kërkesat për azil nga shqiptarët kanë filluar rritjen graduale pas lehtësimit të kritereve të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Europian, por sërish ato mbeten...

Yuri Kim i shkon në zyrë Bashës. Cilat janë porositë e radhës?

Kryedemokrati Basha do të takojë sot në orën 16:00, ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim. Pas vendimit për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha...

La hotelin luksoz, Lionel Messi paguan shumën e majme për vilën

Ylli argjentinas Lionel Messi, ka arritur që të gjejë një shtëpi në Paris. Sipas asaj që raporton “RMC Sports”, Messi deri tani ka jetuar...

“Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë

Nga: Mentor Kikia Njëri që u quajtka Kozak, qenka shpallur mbreti i Instagramit dhe Tik-Tokut. Por një tjetër që u quajtka Fabio, mesa duket pretendent...

“Mbreti i Instagramit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lufta” për famë

Rrjetet sociale janë kthyer në “ushqimin” e përditshëm të rinisë. Aty mund të gjesh video argëtuese, edukuese, por në të shumtën e rasteve rinia...