E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Facebook merr vendimin: Llogaria e Trump, pezullohet deri në vitin 2023

Platforma sociale Facebook, njoftoi se llogaria e ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump do të jetë e bllokuar për dy vite, pra deri në vitin 2023. E njëjta gjë, do të vlejë edhe për llogarinë e Trump në rrjetin socal, Instagram.

Deri në vitin 2023, kompania e mediave sociale do të rivlerësojë nëse është tërhequr rreziku për sigurinë publike për të lejuar Trump të ketë përsëri akses në llogaritë e tij, shkruan CNBC.

Gjithashtu, do të analizohen gjithë faktorët e jashtëm që ndikuan në dhunën e Capitolit, duke përfshirë këto trazirat e bëra, dhe rastet e dhunës.

“Ne do të vlerësojmë faktorët e jashtëm, përfshirë rastet e dhunës, kufizimet në tubimin paqësor dhe shënjuesit e tjerë të trazirave civile. Nëse përcaktojmë se ekziston ende një rrezik serioz për sigurinë publike, ne do të zgjasim kufizimin për një periudhë të caktuar kohore dhe do të vazhdojmë të rivlerësojmë derisa ai rrezik të tërhiqet.”, tha kompania.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...