Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Facebook bën kërdinë në “vjedhjen” e të dhënave

8 vjet ago
in Kryesore, Media Marketing, Të Gjitha, Teknologji
Facebook bën kërdinë në “vjedhjen” e të dhënave

Rrjeti social “Facebook”  tashmë është kthyer në median më të fuqishme në botë. Është e pamundur që mos të hasësh persona, të cilët të thonë  se nuk kanë asnjë lidhje me këtë rrjet social.

Të dhënat tona në gjigantin e Facebook, tashmë janë kthyer si lëndë e parë duke u quajtur si ari i zi për drejtuesit e tij. Përdoruesit janë të survejuar në çdo kohë, për çdo klik që  bëjnë. Ndërsa vlera financiare  nuk njeh limite duke shndërruar këtë rrjet në perandorinë e të sotmes, por pa asnjë dyshim edhe për  vitet e ardhshme.

Facebook ka vendosur të rivlerësojë përmbajtjet në faqen e tij. Në të ardhmen do të kenë prioritet postimet e miqve dhe jo lajmet. Eksperti Martin Giesler shpjegon efektet e këtij hapi të Facebook-ut.

Deutsche Welle: Si duhet t’i kuptojmë ndryshimet e deklaruara nga themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg?

Martin Giesler:Facebook është ndeshur vitin e kaluar me një stuhi të paparë ndonjëherë dhe u bë përgjegjës për shumë gjëra. Rol të rëndësishëm ka luajtur edhe debati për hapësirat që i japin jehonë në facebook vetëm pikëpamjeve të tua duke të futur në një filtër që nuk të lejon të dëgjosh më mendimin e të tjerëve. Madje Facebook u bë përgjegjës edhe për gjendjen shëndetësore të përdoruesve. Për shkak se debati ka të bëjë me Neësfeed, pra vendin ku shpërndahen lajmet, FB duhet të reagonte në këtë pikë.

“Rregulli i Facebookut: Përdoruesi nuk duhet t’i dijë të gjitha”

Çfarë roli luan algoritmi që është në bazë të këtij Newsfeed?

Duhet thënë se si i jashtëm nuk mund ta kuptosh tërësisht, se mbi cilën bazë i shpërndan ky algoritëm përmbajtjet dhe informacionet. Ai është një lloj „blackbox”, sekreti nr 1 i biznesit të Facebookut, asnjë nga jashtë nuk duhet të dijë diçka. Por kjo ka ndikime të jashtëzakonshme për përdoruesit, sepse Facebooku nuk i tregon të gjitha përmbajtjet, por vetëm një pjesë të tyre. Kjo përzgjedhje mund të jetë e mirë e ta orientojë përdouresin në xhunglën digjitale, por ajo mund të jetë edhe problematike, sepse ajo është një përzgjedhje në bazë të rregullave të Facebookut. E këto të thonë se përdoruesi nuk duhet të dijë gjithçka, por në radhë të parë të ndjehet mirë tek kjo platformë dhe të kalojë maksimalisht shumë kohë aty.

Çfarë do të thotë kjo për modelin e biznesit të Faceboout, personalizim i reklamës?

Neësfeed-i ku bashkohen përmbajtjet e një përdoruesi është i kufizuar. Kjo i rrit çmimet, që do të thotë, se duhet të paguash më shumë, që të mbërrish tek lexuesi si firmë mediatike. Por ky nuk është modeli parësor i Facebookut. Vëmendja përqëndrohet tek plotësimi i dëshirave të 2 miliardë përdoruesve dhe motivimi i tyre për përdorimin më të shpeshtë të FB. Me gjurmët që lenë përdoruesit, me dëshirat e tyre, me reagimet, me kohën kur ata reagojnë –me këto arrin FB të fitojë shumë para, këto të dhëna janë ari i zi.

“Ëndrrat e dëshirat tona – lënda e parë për Facebook

Kohët e fundit përdoruesit e kanë përdorur pasivisht FB, atyre iu janë servirur të dhëna, kanë klikuar apo parë një video, por nuk kanë dhënë shumë të dhëna personale. Të bëjnë të ditur, se çfarë i preokupon, çfarë ëndrrash e dëshirash kanë, – pikërisht kjo është lëndë e parë ku do të ketë zotërim Facebooku.

Facebook kërkon të forcojë tani kontaktin mes përdoruesve e reagimet mes tyre. A mundet që këto reforma të rrisin urrejtjen në internet?

Facebooku ka një interes të madh t’i ofrojë përdoruesit atë që atij i pëlqen, apo çfarë nuk e bezdis apo sfidon, kjo është pjesë e strategjisë së përftimit të të ardhurave. Sigurisht algoritmi i Facebookut do të synojë që përdoruesit të ndërveprojnë më shumë me miqtë e të njohurit. Kjo mund të krijojë ndarje të reja, por të ketë edhe efektin që fake neës apo përmbajtje me polarizim të madh të mos luajnë ndonjë rol për përdoruesit. Mund të ndodhë që ata të mos nxiten nga të tjerët, por t’i kërkojnë vetë lajmet e tyre.

A është paniku aktual i mediave i justifikuar?

Ai është i justifikuar në kuptimin që mediat duhet të shohin njëherë nga vetja. A nuk e kanë bërë veten shumë të varur nga rregullat e lojës të Facebookut? E kanë humbur shansin të orientohen tek një publik besnik, në vend që të rendin pas klikimeve apo likes. Tani ata detyrohen nga Facebooku të bindin përdoruesin që oferta e programit të tyre është e nderuar dhe se ia vlen të hedhësh një sy tek ta, pavarësisht Facebookut. E kuptoj, se tani mediat janë trembur, sepse qarkullimi i tyre do të bjerë fillimisht. Por në plan afatmesëm e shoh se Facebooku u jep mediave një shans për të gjetur vërtet publikun besnik. Martin Giesler është ekspert për rrjetet sociale dhe drejton platformën „”Social Media Watchblogs”.

 

Tags: bëndhënafacebookkërdinëvjedhje

TË LIDHURA

19-vjeçari përplas këmbësorin 62-vjeçar në Tapizë-Fushë Krujë, viktima ndërron jetë
Aktualitet

19-vjeçari përplas këmbësorin 62-vjeçar në Tapizë-Fushë Krujë, viktima ndërron jetë

19:32 | 16/12/2025
Spiropali pritet nga presidenti grek: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE
Ekonomi

Spiropali pritet nga presidenti grek: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE

12:22 | 16/12/2025
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

20:50 | 15/12/2025
Next Post
Greqia nesër në kaos, tjetër grevë 24 orëshe

Greqia nesër në kaos, tjetër grevë 24 orëshe

7 gola dhe spektakël, Liverpool thyen Manchester Cityn (Video)

7 gola dhe spektakël, Liverpool thyen Manchester Cityn (Video)

Vritet një 32-vjeçar në Tiranë, plagoset një tjetër

Vritet një 32-vjeçar në Tiranë, plagoset një tjetër







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese
Politikë

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese

by mirseda
22:30 | 16/12/2025
0

Pas përfundimit të takimit me strukturat e PD në qytetin e Elbasanit, Ervin Salianji, ka falenderuar demokratët...

Ndalimi i udhëtimit në SHBA, Trump shton vende të reja në listë

Ndalimi i udhëtimit në SHBA, Trump shton vende të reja në listë

22:13 | 16/12/2025
‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

22:10 | 16/12/2025
Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

21:47 | 16/12/2025
KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

21:00 | 16/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com