Kryeministri Edi Rama, ka zbuluar detaje nga vizita e tij në Turqi. Gjatë ditës së sotme, kreu i qeverisë është takuar në Ankara me sipërmarrje të ekselencës turke.
Rama u shpreh se ka patur një bashkëbisedim për disa projekte, si ndërtimi i fabrikës së vaksinave, Teknopark Albania, sistemi i kontrollit të territorit me dronë superinteligjentë si dhe në tërësi programi i mandatit të tretë për infrastrukturën kombëtare.
Postimi i Ramës në rrjetin social, Facebook
Ankara – Ditë bashkëbisedimesh të detajuara me sipërmarrje të ekselencës turke për:
* Ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, si zemra e një qendre të klasit të parë të prodhimit farmaceutik
* Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të suksesshëm të jetësuar në Turqi, si katalizator i transformimit ekonomik e social dhe krijimit të vendeve cilësore të punës për të rinjtë
* Sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik natyrisht e të tjera akoma
* Programin e Mandatit të Tretë për infrastrukturën kombëtare.