Cesc Fabregas është larguar nga Chelsea, ndërsa tashmë është zyrtarisht një futbollist i Monaco, në kampionatin francez të futbollit.
Mesfushori spanjoll Fabregas u prezantua sot në mbrëmje nga klubi i Monacos. Ai u largua nga skuadra e Chelsea-t pas 4 vitesh e gjysmë, ndërsa ka nënshkruar me Monaco një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2022.
Mesfushori 32-vjeçar ishte një objekt dëshirash edhe për Milanin, por zgjodhi Monacon, për t’u bashkuar me Thierry Henry, të cilin e ka pasur shok skuadre te Arsenali.