Duket se vjeshta ka sjellë edhe valën e dytë të Covid-19. Në Francë janë shtuar shtatë zona të tjera aktive të qarkullimit të Covid-19. Ato janë cilësuar ndryshe, “zona të kuqe”.
Në zonat e kuqe, autoritetet kanë fuqinë që të aplikojnë masa si mbajtja e maskës me detyrim dhe mbyllja e bareve dhe restoranteve. Franca përbëhet nga 94 divizione administrative të quajtura “departamente” dhe tashmë 28 prej tyre janë “zona të kuqe.”