Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Evropa ‘e frikësuar’, vakumi politik po krijon hapësira për nacionalizmin

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Evropa ‘e frikësuar’, vakumi politik po krijon hapësira për nacionalizmin

Nga Bernard Guetta “Internazionale”/ Shpjegimi i parë është se kjo është parë dhe riparë në të shkuarën. Nëse më 14 tetor në Mynih, Socialdemokratët dhe Kristiandemokratët, regjistruan një rënie në shkallën prej rreth 10 për qind të votimeve të tyre, arsyeja është se së bashku ose veçmas, ata janë vazhdimisht në pushtet, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Edhe në Gjermani, e majta dhe e djathta janë viktima të erës “anti-sistem”, që po fryn në Evropë dhe në mbarë botën. Por ekziston edhe një arsye e dytë, madje edhe më e rëndësishme, për krizën e 2 partive tradicionale:ato janë bërë të pafuqishme.

Demokratët dhe socialdemokratët, kanë organizuar deri më tani dhe garantuar një kompromis të përhershëm social, që ishte në të njëjtën kohë për të mirën e biznesit, punëtorëve dhe të gjithë vendit, sepse nuk vinte për shkak të grevave por negociatave dhe kontratave të punës, kur u përmirësua niveli i pagave dhe kushtet e jetesës në Gjermani.

Në fakt, si Suedia ashtu edhe Gjermania ka përfaqësuar për një kohë të gjatë, modelin e një ekonomie të tregut të lirë, por të organizuar, duke arritur rezultate që nuk ishin parë kurrë më parë në historinë ekonomike dhe politike. Por sot, as socialdemokratët dhe as kristiandemokratët (dhe natyrisht edhe koalicioni ndërmjet të dyve) nuk mund të garantojë një kompromis social, për shkak se shkurtimi i distancave dhe fundi i komunizmit, e kanë globalizuar ekonominë.

Sot një kompani mund të zhvendosë lehtësisht prodhimin në vende, që garantojnë një kosto të punës dhe detyrime shumë të ulëta tatimore dhe sociale. Ata e quajnë atë “de-lokalizim”, dhe është ky fenomen që e ka shndërruar ekonominë botërore, madje edhe brenda Bashkimit Evropian, duke e bërë të pakuptimtë rëndësinë e kompromiseve kombëtare, sepse tani kapitali mund të lëvizë lirisht, në kërkim të fitimeve gjithnjë e më të mëdha.

Pasojë e kësaj, është se raporti i forcave, që në dekadat e para të pasluftës ishte qartazi në favor të punëtorëve, sot anon në favor të kapitalit, aq më tepër duke pasur parasysh se nuk ka më frikë një nga komunizmi, që të shtyjë punëdhënësit të pranojnë kompromisin social.

Përtej tendencave anti-sistem, është de-lokalizimi, arsyeja se përse e djathta demokristiane, dhe e majta socialdemokrate po humbasin terren, jo vetëm në Gjermani, por në të gjithë Bashkimin Evropian. Këto forca, kanë formësuar Evropën për dekada, dhe tani që s’mund ta vënë mandatin zgjedhor dhe forcën e tyre publike në shërbim të një kompromisi social që nuk është më i domosdoshëm, e kanë humbur funksionin e tyre parësor.

Për pasojë, është krijuar pra një vakum politik, që vazhdon të zgjerohet. Por politika vuan nga terrori i zbrazëtisë, dhe kësisoj tërheqja e partive të majta dhe të djathta, u lë hapësirë rebelimeve elektorale, me forcimin e nacionalistëve, dhe shumëfishimin e forcave të reja, shpesh herë kalimtare.

Në Bavari, landi më i madh gjerman, ne pamë një konfirmim të fortë nga të Gjelbrit, dhe në një masë më të vogël të së djathtës ekstreme. Duke kërkuar “strehë” tek e shkuara apo në horizonte të reja idealiste, votuesit përpiqen t’i ikin botës aktuale të formësuar nga kapitali, të cilën ata e quajnë “liberalizëm”.

Ata përpiqen të mbyllin kufijtë kombëtarë, për të rikrijuar kushtet e kompromiseve të dikurshme, ose për të formuar aleanca të reja politike, të bazuara në një konsensus të ri, mjedisor apo social. Midis partive politike tradicionale dhe lëvizjeve të reja, po merr formë një arenë e re politike në të gjitha vendet e Evropës.

Prirja e viteve të fundit, po i dobëson të dyja forcat lëvizëse të Bashkimit Evropian, socialdemokracinë dhe demokracinë kristiane, dhe kërcënon t’i paralizojë ato. Nëse nuk e ndryshojnë rrugë, BE-ja mund të shpërbëhet me një shpejtësi eksponenciale, duke u reduktuar në rastin më të mirë një zonë të tregtisë së lirë, kur në fakt mbetet shpresa e vetme për rivendosjen e një balance midis kapitalit dhe punës, duke u konfirmuar si një fuqi publike e një madhësie kontinentale.

Paradoksi është se në Gjermani, ashtu si gjetkë, duke u përpjekur me dëshpërim të rindërtohen kushtet për një kompromis social, votuesit evropianë po shkatërrojnë aktualisht strukturën e vetme, përmes të cilës mund ta arrijnë realisht atë qëllim.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: ‘e frikësuarevropahapesirakrijonnacionalizminpolitikvakumi

TË LIDHURA

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë
Aktualitet

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë

22:31 | 08/03/2026
Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur
Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë
Aktualitet

Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë

18:29 | 07/03/2026
Next Post
Henry ‘dështon’ në provën e parë, Monaco rrezikon rënien (Video)

Henry ‘dështon’ në provën e parë, Monaco rrezikon rënien (Video)

Vrasja e gazetarit Khashoggi, reagon ashpër Angela Merkel

Vrasja e gazetarit Khashoggi, reagon ashpër Angela Merkel

Napoli shfrytëzon ndalesën e Juves, 3 gola për 3 pikë në Udine (Video)

Napoli shfrytëzon ndalesën e Juves, 3 gola për 3 pikë në Udine (Video)







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë
Aktualitet

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë

by mirseda
22:31 | 08/03/2026
0

Projekti turistik “Blue Borgo” në Velipojë vijon të shoqërohet me debate dhe pikëpyetje, pavarësisht deklaratave të kompanisë...

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

22:46 | 07/03/2026
Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com