E premte, 24 Shtator, 2021
24.5 C
Tirana

Evropa dështon në testin e humanizmit që duhet të tregojë ndaj refugjatëve

Nga: Serkan Demirtaş “Hurriyet Daily News”

Zgjerimi i konflikteve ushtarake nga një rajon në tjetrin, luftërat civile në kombet e dështuara, thellimi i padrejtësive sociale dhe ekonomike në botë, si dhe krijimi i brezave të njerëzve tërësisht të pashpresë e kanë kthyer tashmë shekullin XXI në Epokën e Refugjatëve.

Dhjetëra miliona njerëz po largohen nga shtëpitë e tyre në kërkim të një të ardhmeje më të mirë dhe më të sigurt për veten dhe familjet e tyre, shpesh duke rrezikuar jetën e tyre nga trafikantët e qenieve njerëzore, nga lindja në perëndim, dhe nga jugu në veri.

Në një tragjedi të ndodhur ditët e fundit, dy anije të mbushura me rreth 170 emigrantë besohet të jenë fundosur pranë brigjeve të Libisë. Ajo çka e shton më shumë dhimbjen në lidhje me këtë ngjarje, është fakti që shtetet në rajon e braktisën përgjegjësinë e tyre “për të koordinuar operacionet e kërkimit dhe shpëtimit, duke ua lënë aktorëve privatë dhe shoqërisë civile mbushjen e boshllëkut vdekjeprurës që lanë pas” sipas “SOS Mediterranee”, një organizatë joqeveritare që merret me shpëtimin e emigrantëve në det.

Gjithashtu po kjo OJQ konfirmoi se më shumë se 350 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i këtij viti në Mesdheun Qendror,gjatë ndërmarrjes së një udhëtimi të rrezikshëm nga Libia në Evropë.

Për me tepër, Organizata Ndërkombëtare e OKB për Migracionin (IOM), deklaroi në një raport të publikuar në fund të marsit, se vitin e kaluar më shumë se 2.200 njerëz u mbytën në det. Tragjedi të ngjashme po ndodhin shpesh edhe në Detin Egje, ku rojet bregdetare greke po i shtyjnë refugjatët drejt Anadollit,duke rrezikuar jetën e tyre.

OKB dhe OJQ-të kryesore e kanë kritikuar prej kohësh qeverinë greke për këtë sjellje ç’njerëzore, duke i bërë vazhdimisht thirrje Athinës që të përmirësojë kushtet për emigrantët që mbahen nëpër kampe në ishujt grekë.

Një lëvizje tjetër e habitshme dhe po aq shqetësuese erdhi nga Danimarka,që po përgatitet të anulojë lejet e qëndrimit të përkohshëm të qindra refugjatëve sirianë që vijnë nga zona e Damaskut, pak ditë pasi kryeqyteti sirian u shpall i sigurt nga autoritetet daneze.

Raportet sugjerojnë se rreth 500 sirianë do të preken nga ky vendim, i cili tashmë ka krijuar probleme ligjore dhe humanitare. Ndërkohë, dimensioni politik dhe etik i problemit, është shumë më problematik.

Fakti që ky vendim u mor nga një qeveri socialdemokrate e mbështetur nga partitë socialiste dhe liberale në parlament, po shkakton pyetje më shqetësuese në lidhje me të ardhmen e emigrantëve që jetojnë në të gjithë kontinentin evropian.

Këto lloj politikash diskriminuese dhe ksenofobike nuk u përshtaten vlerave të Bashkimit Evropian, të drejtave themelore të njeriut dhe normave demokratike, të cilat si për ironi të fatit shpjegohen në Kriteret e Kopenhagës.

Kjo qasje e pandjeshme, shihet gjithashtu edhe tek bashkëpunimi i BE-së me Turqinë për të ndihmuar rreth 4 milion refugjatë sirianë, që strehohen prej vitesh në territoret turke. Ndërsa të dyja palët janë gati të negociojnë ripërtëritjen e marrëveshjes së vitit 2016 mbi emigrantët, qasja e BE-së mbetet kryesisht e kufizuar tek ndihma e vazhdueshme financiare.

Megjithëse Bashkimi Evropian kishte premtuar zhvendosjen e refugjatëve sirianë, siç po shihet me rastin e Danimarkës, ata po përpiqen që t’i heqin qafe ata, dhe nuk ka gjasa që të pranohen më shumë emigrantë.

Para se të negociojnë me Turqinë mbi ripërtëritjen e marrëveshjes, udhëheqësit e Bashkimit Evropian duhet më së pari të ripërtërijnë mendimet e tyre për trajtimin human dhe pranimin e emigrantëve. Kjo është një përgjegjësi njerëzore.

Burimi i lajmit: https://www.hurriyetdailynews.com/opinion/serkan-demirtas/europe-fails-the-test-of-humanity-on-refugees-164184

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Mbreti i Instagr*mit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lu*ta” për famë

Rrjetet sociale janë kthyer në “ushqimin” e përditshëm të rinisë. Aty mund të gjesh video argëtuese, edukuese, por në të shumtën e rasteve rinia...

E kemi ditur gabim, ja çfarë ngjyre ka në të vërtetë Dielli

Nga Dr. Alastair Gunn Sigurisht që nuk ka ngjyrën e verdhë, që endeshin zakonisht në librat tuaj shkollorë. Dielli lëshon dritë në një gamë të...

Të isha socialist, do gëzohesha pafund kur Berisha e baltos Bashën kësisoj…

Nga: Artur Zheji Vetëm pak kohë më parë nuk mund të mendohej kurrë kjo që po ndodh këto kohë, edhe sikur të futeshin në punë...

“Zëri i Amerikës” shkruan për rigjykimin e Fatmir Mediut

Në Shqipëri, Gjykata e posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u shpreh sot në favor të gjykimit të ish ministrit të...

VIDEO/Nga e hëna do hyjë në fuqi udhëzimi për çertifikatën e vaksinimit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka kërkuar nga të gjithë arsimtarët dhe studentët që të vaksinohen, pasi nga e hëna do bëhet e detyrueshme...