E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Evi Kokalari i publikon dokumentin Bashës: Të nis një investigim për këto afera

Që kur u shfaq në “Foltoren” e Sali Berishës si një mbështetëse “amerikane” e ish-kryeministrit në “luftën” e tij kundër SHBA-së, Evi Kokalari nuk i ka ndalur sulmet ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Ajo thotë se kreu i PD-së Basha, e ka kthyer partinë në një biznes privat. Për rrjedhojë, shprehet më tej Kokalari, duke e kthyer PD-në në një bisnes privat, anëtarët e saj i shkarkon pa problem.

Aktivistja Evi Kokalari kërkon që ndaj Bashës të nisë një investigim i brendshëm për të gjitha aferat e tij, por dhe një investigim për bisneset e pjesëtarëve të kryesisë së PD-së. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një kontratë që Basha ka firmosur me një kompani lobimi, pak a shumë në të njëjtën kohë që kishte firmosur dhe me Muzin Capital.

Në 2017-tën, kryedemokrati Basha kishte firmosur gjithsej tre kontrata, në të njëjtën periudhë, me tre firma te ndryshme lobimi ne Washington DC. Shuma që ka shpenzuar për lobim është dhe më e lartë se sa është bërë e ditur këto kohët e fundit.

Statusi

Nuk kanë faj këta të Ambasadës Italiane që i drejtohen Bashës si President i PD-së. Basha vetë firmos dokumenta (shih foto) si President i Partia Demokratike e Shqipërisë, a thua që nuk e kupton ndryshimin e një Partie Politike që ka Kryetar, dhe një bisnesi privat, qe ka President.

Në fakt Basha si bisnes privat e ka bërë PD-në, dhe anëtarët e saj i shkarkon nga “puna” a thua se jane rrogëtar të tij. Kaq mjaftoj për të kuptuar se sa “out-of-touch” është Basha dhe sa e domosdoshme është shkulja e tij me gjithë rrenjë nga PD-ja. Dhe me rrënjë kam parasysh ata që i zhgarraviten para mbrapa, ie; Salianji & co. Me që ra fjala, ky dokumenti më poshtë është një kontratë tjetër që Basha ka firmosur me një kompani llobimi, pak a shumë në të njëjtën kohë që kishte firmosur dhe me Muzin Capital. Që të jem e saktë – Basha në 2017-tën, kishte firmosur gjithsej tre kontrata, në të njëjtën periudhë, me tre firma te ndryshme llobimi ne Ëashington DC , kështu që shuma që ka shpenzuar për llobim është dhe më e lartë se sa është bërë e ditur këto kohët e fundit.

Lexo edhe :   Berisha: Jo parti të re. Kuvendi ka të drejtë të shkarkojë Bashën
Lexo edhe :   Berisha: Jo parti të re. Kuvendi ka të drejtë të shkarkojë Bashën

Dhe që të jem akoma më e qartë – kush do qoftë kryetari i ri i PD-së, duhet të nis një investigim të brendshëm për këto aferet e Bashës por dhe një investigim për bisneset e pjesëtarëve të kryesisë së PD-së.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...