E premte, 22 Janar, 2021
10 C
Tirana

Everest ”rritet” sërish, ja shifra e re zyrtare e majës më të lartë në botë

Mali Everest, më i larti në botë, nga dita e sotme ka një lartësi të re zyrtare: 8848,46 m. Shifra e re u bë me dije pas matjeve të përbashkëta të qeverive të Nepalit dhe Kinës.

Në këtë mënyrë, i jepet fund debateve mes dy vendeve, pasi Nepali thoshte se lartësia e Everestit është 8848 m, ndërsa Kina thoshte se ishte 8844 m. Matja e fundit përkon me atë që bëri India në vitin 1955, kur tha se Everesti ishte 8848 m i lartë.

Gjithashtu, kjo matje hedh poshtë dyshimet se tërmeti i magnitudës 7,5 që goditi Nepalin në vitin 2015, kishte ndikuar në majën e Everestit.

Everesti shtrihet në kufirin midis Kinës dhe Nepalit dhe alpinistët ngjiten në majë të tij nga të dyja anët. Marrëveshja për të njoftuar bashkërisht për matjen e re të pikës më të lartë në Tokë është bërë gjatë vizitës së presidentit të Kinës, Xi Jinping, në kryeqytetin e Nepalit, Kathmandu, vitin e kaluar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krizë totale, Liverpooli humbet ndaj modestëve të Anglisë

Liverpooli është në krizë totale! Ekipi i Jurgen Klopp u mposht në shtëpi nga modestët e Burnleyt me rezultatin 0-1 duke lënë 3 pikë...

Vrasja e Aleks Nikës, Balla: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të Berishës

10 vite pas vrasjes së katër protestueve në vrasjen e 21 janari të vitit 2019, Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin...

Gazetarët po rrezikohen nga gjuha e partive politike

Një sondazh i bërë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga RTV Dukagjini ka nxitur dy partitë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike...

Deputeti i PS: Isha 2 m larg Aleks Nikës në 21 janar, e pashë se kush e vrau

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në...

Sondazhi/ PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8...