Eurostat, raporton të dhëna, sipas të cilave ekonomia e 28 vendeve të BE-së u rrit me 0.6% gjatë tremujorit të parë të këtij viti.
Sipas raportit të fundit, eurozona pati një ritëm në rritje më të shpejtë nga sa ishte parashikuar, konkretisht me 0.6% gjatë tremujorit të parë të këtij viti në terma mujorë, dhe me 1.9% në terma vjetorë.
Këto të dhëna përforcojnë faktin se, ekonomia e rajonit ka hyrë në ciklin më pozitiv të dekadës së fundit dhe se ky vrull do të konfirmohet edhe përgjatë tremujorit të dytë të vitit, ku parashikimet flasin për një normë rritje pranë 0.7%.
Asnjë prej vendeve të Bashkimit Evropian apo Eurozonës nuk është më në recesion, pasi Greqia raportohet të jetë rritur me 0.4% gjatë tremujorit të parë.
Vendi me rritjen më të shpejtë rezulton Rumania, ndërkohë që Norvegjia dhe Britania janë vendet me rritjen më të ngadaltë ekonomike, në 0.2%.