Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Teknologji Media Marketing

Europol: Sulmi kibernetik ka goditur më shumë se 200 mijë persona në 150 vende

8 vjet ago
in Media Marketing, Teknologji
Europol: Sulmi kibernetik ka goditur më shumë se 200 mijë persona në 150 vende

Vazhdon të shkaktojë viktima sulmi global i hacker-ave, që ka goditur tashmë 99 vende: është goditur edhe prodhuesja e makinave, Renault, hekurudhat gjermane dhe spitale dhe qendra shëndetësore në Angli.

Kjo është një ofensivë “në një shkallë të paparë”, tha Europol në një deklaratë, duke theksuar se “një hetim kompleks ndërkombëtar është i nevojshëm, për të identifikuar përgjegjësit”.

Agjencia Evropiane ka kontaktuar tashmë vendet dhe shoqëritë e prekura nga virusi kompjuterik i përhapur nga piratët.

“Ne jemi goditur – njoftoi sot një zëdhënës i Renault, duke shpjeguar se që nga dita e djeshme teknikët janë duke punuar për të gjetur një zgjidhje. Po bëjmë çdo gjë të nevojshme për të reaguar ndaj këtij sulmi”. Kompania prodhuese e makinave gjithashtu ka ndaluar prodhimin në fabrikat e saj në Francë, për shkak të sulmit të hacker-ave, që ka infektuar kompjuterët e saj.

Edhe sistemi kompjuterik i hekurudhave gjermane u godit dje nga sulmi i hacker-ave të panjohur. Lajmi u njoftua sot nga kompania Deutsche Bahn (DB), duke treguar se ka pasur “probleme në sistemin” në disa fusha, ndryshime në panelet e informacionit të vendosura në stacione, si dhe në burime të tjera të informacionit të pasagjerëve, por nuk ka shkaktuar ndonjë ndryshim në lëvizjen e trenave. DB theksoi se është duke punuar “pa pushim” për të korrigjuar problemet e shkaktuara nga virusi kompjuterik.

“Mos e paguani gjobën”
Ministrja e brendshme britanike, Amber Rudd, ka bërë të ditur se qeveria i ka rekomanduar spitalet dhe qendrat shëndetësore të prekura nga sulmi masiv i hacker-ave, që “të mos paguajnë” shpërblimin e kërkuar nga virusi, për të rimarrë mbrapsht të dhënat e tyre. “Këshilla jonë është e qartë, të mos paguajnë”, i tha BBC ministrja konservatore, duke kujtuar se strukturat shëndetësore që ruajnë të dhënat klinike të pacientëve të tyre, duhet të mbajnë të përditësuar sistemet e tyre kompjuterike, për të “mos rënë në kurthin” e një sulmi kibernetik.

Rudd shpjegoi se të paktën 45 struktura lokale të sistemit shëndetësor britanik – duke përfshirë spitalet, shërbimet e ambulancave, qendrat e shëndetit mendor – janë prekur të premten nga virusi, që kërkon pagesë për të rifituar të drejtën të hyjnë në kompjuterat e tyre. “Deri më tani ajo që kemi parë, është se pacientët kanë patur probleme, dhe disa spitale e disa mjekë kanë qenë të detyruar që të ndryshojnë agjendën e ditës”. Mijëra operacione janë anuluar, shërbimet janë ndërprerë, ambulancat kanë shkuar në adresa të gabuara.

Ministrja shtoi se virusi në fjalë “punon veçanërisht mirë me sisteme të ndërlidhura, kështu që ka gjasa që të ketë patur në shënjestër organizata të mëdha, e jo individët”. Rudd tha se “nuk janë transferuar informacione të pacientëve në asnjë moment”, por shtoi se incidenti duhet të shërbejë për menaxherët e sistemeve të informacionit të shëndetit publik, si një arsye e fortë për “të nxjerrë mësim” dhe për të mbajtur të përditësuar programet me të cilët punojnë.

Sipas një artikulli të publikuar të mërkurën e kaluar nga British Medical Journal, 90% e kompjuterëve të sistemit shëndetësor britanik përdorin sistemin operativ Windows XP, që Microsoft e ka nxjerrë në vitin 2001. “Windows XP është platforma më e mirë për të mbajtur të sigurt të dhënat tuaja, në krahasim me sistemet e tjera moderne”, tha ministrja.

Prapa sulmit të hacker-ave
Mund të ketë qenë një grup i hacker-ësh që ka lidhje me Rusinë, “motorri” në zanafillë të sulmit spektakolar të ditës së premte, që theu sigurinë e kompjuterëve në të gjithë botën. Një grup i cili ua vodhi virusin 007-ave amerikanë, të nesërmen e sulmit ajror amerikan në Siri, ndoshta në shenjë hakmarrje për bombardimin e urdhëruar nga presidenti Donald Trump, mbi bazën ajrore siriane.

Kështu shkruan gazeta britanike Telegraph: në prill, organizata misterioze kriminale, Shadow Brokers, bëri të ditur se “i ka vjedhur armën digjitale” një agjencie të inteligjencës amerikane, një armë që ofron hyrje të paprecedentë në të gjithë kompjuterët që përdorin Microsoft Windows, sistemi operativ më i përhapur në botë. Eternal Blue, mjeti i vjedhur nga Shadow Brokers, ishte zhvilluar nga Agjencia e Sigurimit Kombëtar (NSA), njësia e fuqishme amerikane e zbulimit ushtarak, e cila e kishte kërkuar për të hyrë në kompjuterët e terroristëve dhe shteteve armike.

Por pikërisht ky instrument iu vodh papritur. Piratët e hodhën virusin në një faqe të panjohur më 14 prill, vetëm një javë pasi Trumpi kishte urdhëruar bombardimin e bazës siriane, prej ku ishin nisur avionët që kryen sulmet me armë kimike në provincën Idlib. Sipas ekspertëve, ky përkim kohor është i rëndësishëm dhe tregon se Shadow Brokers ka lidhje me qeverinë ruse.

Më 8 prill, një ditë pas sulmit, me një anglishte të pasaktë, Shadow Brokers paralajmëruan presidentin Trump. “Çfarë … po bën? Shadow Brokers votuan për ju, ju mbështetën. Shadow Brokers kanë humbur besimin tek ju. Z. Trump nuk po ndihmon Shadow Brokers, për të ndihmuar ju. Tani duket se ju jeni duke braktisur bazën tuaj, lëvizjen, njerëzit që të zgjodhën”.

Eternal Blue, pasi u shkarkua nga Shadow Brokers, ra në dorë të dikujt që e përdori për t’u futur në kompjuterët në të gjithë botën. SHBA nuk ka konfirmuar se instrumentet e përdorura nga Shadow Brokers i përkisnin NSA-së, apo agjencive të tjera amerikane të zbulimit; por ish-agjentët kanë konfirmuar se i ka të gjitha karakteristikat e armëve kompjuterike të zhvilluara nga NSA, e cila infiltron në rrjetet kompjuterike jashtë vendit.

Tags: hackerkibernetiksulm

TË LIDHURA

ChatGPT ndalon së funksionuari,përdoruesit ngelin të çuditur
Teknologji

ChatGPT ndalon së funksionuari,përdoruesit ngelin të çuditur

17:32 | 10/06/2025
Zuckerberg mbledh një ekip për të zhvilluar IA “superinteligjente”
Teknologji

Zuckerberg mbledh një ekip për të zhvilluar IA “superinteligjente”

14:51 | 10/06/2025
Deputetët holandezë bëjnë thirrje për ndalim të plotë të telefonave në shkolla
Teknologji

Deputetët holandezë bëjnë thirrje për ndalim të plotë të telefonave në shkolla

14:25 | 10/06/2025
Next Post
Mediat serbe: Gruaja e Tony Blair liroi Ramush Haradinajn

Mediat serbe: Gruaja e Tony Blair liroi Ramush Haradinajn

Kosovë, opozita nuk tërhiqet nga zotimet për Demarkacioni dhe Asociacionin

Kosovë, opozita nuk tërhiqet nga zotimet për Demarkacioni dhe Asociacionin

Rama ironizon Bashën, komentuesi: Kryeministër që humb kohën me Facebook

Rama ironizon Bashën, komentuesi: Kryeministër që humb kohën me Facebook

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Aksident ajror në Indi me mbi 200 viktima – Presidenti Begaj shpreh ngushëllime
Aktualitet

Aksident ajror në Indi me mbi 200 viktima – Presidenti Begaj shpreh ngushëllime

by mirseda
16:29 | 12/06/2025
0

Një aksident ajror tragjik në qytetin Ahmedabad të Indisë ka lënë më shumë se 200 viktima, duke...

Lia e Majmunit në Shqipëri – transmetimi dhe mbrojtja

Lia e Majmunit në Shqipëri – transmetimi dhe mbrojtja

16:25 | 12/06/2025
Arbër Hoxha në modë, disa skuadra interesohen për lojtarin shqiptar

Arbër Hoxha në modë, disa skuadra interesohen për lojtarin shqiptar

16:11 | 12/06/2025
I dënuar në Itali për krime seksuale, kapet në Elbasan 50-vjeçari

I dënuar në Itali për krime seksuale, kapet në Elbasan 50-vjeçari

14:59 | 12/06/2025
Zyrtare: “Big Brother VIP Kosova 4” po vjen së shpejti!

Zyrtare: “Big Brother VIP Kosova 4” po vjen së shpejti!

14:53 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com