E hënë, 26 Korrik, 2021
20.5 C
Tirana

Europa League/Dy gjysmëfinale, një trofe dhe spektakël i garantuar

Mbrëmja e sotme sjell dy përballjet e mëdha të gjysmëfinaleve të Europa League. Vëmendjen më të madhe padyshim do ta marrë supersfida që do të zhvillohet në “Emirates Stadium”, ku topçinjtë e Arsenalit do të presin Atletico Madridin e Simeones.Londinezët do të jenë më të motivuar në këtë sfidë, pasi kërkojnë që lamtumira e Arsen Wenger të shoqërohet me një trofe dhe për këtë arsye do të kërkojnë të mposhtin Atleticon dhe të sigurojnë finalen. Në krahun tjetër, madrilenët që tashmë janë praktikisht jashtë lufte për titull në Spanjë, do të tentojnë t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni për të shpëtuar sezonin.Është përballja e parë mes këtyre dy skuadrave dhe premton spektakël në fushën e blertë duke pasur parasysh mentalitetin e futbollit që gëzojnë të dy kampet. Simeone u shpreh i shqetësuar dhe e vlerësoi “Emirates” si fortesën e Arsenal dhe se aty topçinjtë japin maksimumin. Në krahun tjetër, Arsene Wenger theksoi se skuadra e tij duhet të shfrytëzojë pikat e tij më të forta, siç është ajo e zotërimit të topit, ndërkohë që nuk i kurseu vlerësimet maksimale për Atletico Madrid.Sot në mbrëmje do të luhet edhe sfida tjetër gjysmëfinale mes Olympique Marseille dhe Salzburgut. Skuadra franceze nuk njeh humbje në ndeshjet e zhvilluara në “Velodrome” në këtë sezon të Europa League dhe ka një bilanc me 7 fitore e 1 barazim. Në krahun tjetër, Salzburg vjen me moralin e lartë pas eliminimit të bujshëm që i bëri Lazios në çerekfinale, teksa e mposhti 4-1 duke përmbysur humbjen 2-4 ndaj romanëve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kroaci/ Albin Kurti viziton të plagosurit, nesër Kosova në ditë zie

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitoi në spital, të plagosurit nga aksidenti tragjik i mëngjesit të kësaj të diele. Në deklaratën për mediat, ai...

Më e fortë PD-ja pas Kuvendit, por më e vogël elektoralisht…

Nga Eduard Zaloshnja Pak pikëpyetje kishte para kuvendit të PD-së se ç’do të ndodhte me propozimet e rivalëve të Bashës për ndryshimet rrënjësore në statutin...

Golem/ Shpëtohen nga mbytja dy vajza, pushuesit shmangin tragjedinë

Dy vajza të moshave 10 dhe 17 vjeç, nga Elbasani, u shpëtuan nga mbytja sot në plazhin e Golemit. Ndërhyrja e Policisë, pushuesve dhe mjekëve...

Fauci: doza e tretë e vaksinës e nevojshme për një kategori të caktuar

VOA/Anthony Fauci, zyrtari më i lartë amerikan për sëmundjet infektive,tha të dielën se amerikanët që e kanë sistemin e imunitetit të dëmtuar mund të...

Ballkanizmi i ambasadorëve të perëndimit

Nga Andi Bushati Ambasadorët kryesorë të perëndimit në Tiranë janë bërë sot protagonistë të një parade turpi që reket tu’a shesë shqiptarëve sapunin për djathë....