Europa League / Milan – Mançester, gjithçka duhet të dini mbi ndeshjen e sotme

Manchester United

Manchester United luan jashtë në San Siro ndeshjen e kthimit të raundit të 1/16-ave të Europa League-s kundër Milan sonte.

‘Djajtë e kuq’ barazuan 1-1 në ndeshjen e parë në Old Trafford javën e kaluar. Simon Kjaer shënoi golin e barazimin për ‘rossonerët’ në kohën shtesë.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer-it humbi dy shanse të pastra me Harry Maguire dhe Daniel James dhe në fund të ndeshjes pagoi çmimin duke pësuar një gol të kushtueshëm brenda.

Junajtid duhet të gjejë rrjetën se s’ bën në Milano për të qëndruar në garë. Ata përmirësohen me rikthimet e dëmtimeve të Paul Pogbas dhe Donny van de Beek.

David de Gea është gjithashtu në dispozicion pas lejes prindërore, por Edinson Cavani u la jashtë pasi pësoi një pengesë në trajnim.

Anthony Martial (muskul), Juan Mata dhe Phil Jones (gjunjë) nuk janë as ata të disponueshëm për lojë.

Formacioni i mundshëm: (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; McTominay, Fred; James, Fernandes, Rashford; Greenwood.

 

Milani

Zlatan Ibrahimovic humbi ndeshjen e parë të Milanit në barazimin e javës së kaluar, por do të kthehet kundër ish-klubit të tij sonte.

39-vjeçari u ‘eliminua’ nga një dëmtim së fundmi, duke humbur katër ndeshjet e fundit të Milanit, duke përfshirë barazimin 1-1 në Old Trafford.

Sidoqoftë, suedezi është rikuperuar dhe, megjithëse mund të mos jetë në formën më të mirë, ai me siguri do të jetë i pranishëm në San Siro. Trajneri i Milanit Stefano Pioli tha: ‘Ibrahimovic dhe [Ismael] Bennacer janë të dy në dispozicion.

‘Të dy po kthehen nga dëmtimet e gjata, por unë jam shumë i kënaqur me mënyrën se si janë rikuperuar dhe ata janë lojtarë të rëndësishëm për ne, kështu që do të shohim nëse ata do të jenë të pranishëm apo jo nesër (sot) në mbrëmje.

Lexo edhe :   Granada - Junajtid, tifozi hyri në fushë i zhveshur

‘Unë e di çfarë të pres sepse unë e zgjedh ekipin, por do të shohim se si [Ibrahimovic] shkon rekuperimi. “Unë nuk jam i sigurt nëse mund të luajë 90 minuta, por do të shohim nëse është në dispozicion për të luajtur.”

Formacioni i mundshëm:

Milan (4-2-3-1): Donnarumma; Calabria, Tomori, Kjaer, Hernandez; Kessie, Meite; Saelemaekers, Calhanoglu, Krunic; Rebic