E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Eurodeputetët vlerësojnë Shqipërinë, jo kompromis për kushtet

Megjithë vlerësimet e eurodeputetëve në Parlamentin Europian për progresin e Shqipërisë drejt BE, nuk bëhet kompromis: Para çeljes së negociatave duhen plotësuar kushtet e kërkuara.

Eurodeputetja Isabel Santos, raportere për Shqipërinë prezantoi në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian të enjten, (10.12) raportin e progresit për Shqipërinë për vitet 2019-2020. Raporti përmban arritjet dhe kërkesat e Këshillit Europian që përkojnë me ato të Bundestagut gjerman e që Shqipëria duhet të plotësojë që të meritojë hapjen e negociatave të anëtarësimit. Santos i cilësoi shqiptarët një popull europian që meriton të meriton të integrohet në BE.

“Ne besojmë se Shqipëria ka bërë progres të madh. Ne duhet të japim sinjale pozitive. Mosmbajtja e konferencës së Parë Ndërqeveritare do të ishte padrejtësi për ta. Ne kemi të bëjmë me një popull pro-europian, dëshira e shqiptarëve për t’u bërë pjesë e BE është e madhe dhe nuk duhet ta humbasim këtë mundësi”, citohet Isabel Santos të ketë thënë në fjalën e saj të prezantimit të draft-raportit.

Kushte të paplotësuara dhe shqetësime

Nga ana tjetër Santos pranoi, se “Shqipëria duhet të plotësojë të gjitha kushtet që i kemi vënë dhe të gjitha kërkesat e Këshillit Europian”. Raporti për Shqipërinë përmban edhe shqetësime për “vijimin e reformave që janë të rëndësishme në radhë të parë për qytetarët e Shqipërisë dhe pastaj për integrimin.” Santos përmendi vijimin e reformave kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfundimin e reformës në drejtësi, angazhimin dhe përfshirjen e të gjitha forcave politike në normalizimin e jetës politike, pjesëmarrjen dhe përfshirjen e shoqërisë civile në proceset politike të vendit, si detyra për t’u plotësuar. “Gjykata Kushtetuese duhet të rikthehet në funksionimin e saj të plotë”, kërkoi Santos.

Lexo edhe :   Mjeku Pipero tregon se kur do të jetë fundi i pandemisë në Shqipëri

Po ashtu një shqetësim tjetër për raporteren Santos është edhe largimi i rinisë nga Shqipëria, por e ardhmja e vendit është popullsia e re dhe e talentuar. “Ka shumë nga ata që kanë shprehur dëshirën për t’u larguar, apo janë larguar. Të krijohen mundësitë që ata të rikthehen, të krijohen kushtet që brezi i ri të qëndrojë në Shqipëri”, nënvizoi ajo.

Eurodeputetët në favor të hapjes së negociatave

Në të njëjtën linjë me raporteren Santos për të mbështetur Shqipërinë në hapjen e negociatave u shprehën të enjten edhe disa europarlamentarë. Eurodeputeti nga Sllovakia, Michal Simacka i ka bërë thirrje Parlmentit Europian të mbështesë Shqipërinë. “Është koha që parlamenti të ngrihet dhe të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit europian. Ka bërë reforma të jashtëzakonshme”, është shprehur Simacka.

Lexo edhe :   Arena e cirkut me vaksinën

Kurse eurodeputeti nga Austria, Thomaz Waitz, e konsideroi të rëndësishme për Shqipërinë mbështetjen ekonomike dhe atë ndaj mjedisit. Elsa Fenet nga Komisioni Europian vlerësoi kryesinë e OSBE nga Shqipëria – “një sfidë e madhe për Shqipërinë, pasi këtë vit u përball me sfida të mëdha si situata në Bjellorusi, Nagorni- Karabak etj. Shqipëria ia doli mbanë më së miri në këto situata edhe pse nuk kishte përvoja të mëparshme”, tha Fenet. Draft Progress Raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian mbi Shqipërinë për vitin 2019-2020 vlerëson se progresi në anëtarësim bëhet nën metodologjinë e rishikuar të zgjerimit për reforma të qëndrueshme, të thella dhe të pakthyeshme, sidomos në fushën e sundimit të  ligjit dhe luftën kundër korrupsionit./DW/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vetë e bëri vaksinën, Rama ua pret shkurt deputetëve

Kryeministri Rama deklaroi në konferencën me gazetarët se asnjë ministër, deputet dhe drejtor që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do të jetë i...

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...