Pas shpalljes ‘non grata’ nga Shqipëria, duket se eurodeputeten greke po e ndjek sërish tersi. Mësohet se partisë së Theocharos i kanë hakuar faqen e internetit. Dhe pikërisht për këtë veprim, sipas partisë së eurodeputetes, përgjegjës janë shqiptarët.
Sipas Himara.gr, hakerët që veprojnë në Shqipëri kanë sulmuar faqen e partisë së eurodeputetes, e cila nuk mund të përditësohet me njoftimet e partisë.
Në fakt, faqja duket normale dhe mund të shohësh të gjitha materialet e postuara gjatë 3 viteve të fundit, por partia greke Solidariteti akuzon se nuk mund të përditësojë, pra të publikojë njoftime të reja.
Madje, eurodeputetja nuk e ka lënë me kaq, teksa ka denoncuar rastin në Shërbimin e Prokurorisë së Krimit Elektronik.
Eleni Theocharous u shpall non grata në Shqipëri, pas thirrjeve antishqiptare në funeralin e Konstandinos Kacifas.