E martë, 14 Korrik, 2020
26 C
Tirana

Euro rritet sot/ Ndonëse në stabilizim, luhatjet lënë hapësira për spekulime

Më të lexuarat

Monedha e përbashkët ka shënuar rritje gjatë ditës së sotme, pas një jave radhazi në rënie të fortë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 125.92 lekë, me një rritje prej 0.48 lekë në krahasim me ditën e mëparshme.

Që nga 19 marsi euro dhe valutat e tjera kanë shënuar luhatje të mëdha. Në 30 mars euro i kaloi 131 lekë nga 123 lekë që ishte në 19 mars, si rrjedhojë e kufizimit të lëvizjeve që reduktoi rrugët e hyrjes së valutës. Më pas tregu u qetësua dhe ditën e djeshme euro ra në 125.44 lekë.

Aktorët e tregut pohojnë se rritja e menjëhershme dhe me pas rënia në vlerën e këmbimit të euros me lekun vendas reflektoi efektin sustë. Tani euro po shkon drejt stabilizimit, e cila do të jetë një vlerë e ndërmjetme midis pikës më të lartë dhe asaj më të ulët. Ekspertët shtojnë se tani këmbimi i euros po shkon drejt normalizimit dhe tregu po reflekton çmime reale, të cilat dalin nga kërkesa dhe oferta. Të gjitha ata qe kishin për të shitur dhe për të blerë, i realizuan veprimet e tyre gjatë rritjes dhe rënies së fortë, ndërsa këtë javë do të kemi të bëjmë më blerje reale.

Megjithatë ekspertët shtojnë se luhatjet e mëdha të kursit kanë krijuar hapësira për spekulantët. Kërkesa për valutë nuk është e lartë nga bizneset, për shkak të volumeve të ulëta të aktivitetit ekonomik. Si rrjedhojë, sipas ekspertëve nuk ka arsye që euro të kërcejë sërish, por gjithsesi, siç e theksojnë shpesh, në kohë të pasigurta parashikimet janë gjithnjë shumë të vështira./Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

U burgos për lajme të rreme, gazetari infektohet me koronavirus në qeli dhe ndërron jetë

Gazetari egjiptian, Mohamed Monir ka ndërruar jetë pasi u infektua me koronavirus në qelitë e paraburgimit. Monir u arrestua muajin e kaluar, pasi u shfaq...

“Hapat e ardhshëm për negociatat”/ Varhely takon kryenegociatorin e Shqipërisë

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi ka zhvilluar sot një takim me kryenegociatorin e Shqipërisë, Zef Mazi. Përmes një postimi në “Twitter”, Varheleyi shprehet...

OFL i dërgon formularin 4 personazheve të njohura në Shkodër

Operacioni Forca e Ligjit (OFL) i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë katër personazheve të njohur në Shkodër. Bëhet me dije se formularin e...

“Do paguajmë të gjithë banorët”/ Rama: Nis dhënia e granteve në Tiranë

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se ka nisur shpërndarja e granteve për banesat e dëmtuara në Tiranë, nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai theksoi se...

Shkëmbimi i bujshëm/ Ja çfarë i ofron Chelsea klubit të Atletico Madridit

“Daily Mirror” shkruan se Chelsea dëshiron portierin slloven të Atlético Madridit dhe ka në mendje edhe ofertën, që do të paraqesë. Përveç një shume të...