Këtë të martë, të gjitha monedhat e huaja kanë regjistruar ulje të vlerave, sipas tregut të këmbimit valutor vendas.
Monedha evropiane është shitur sot me 121.7 lekë dhe është blerë me 122.3 lekë, duke shënuar rënie krahasuar me ditën e djeshme.
Ndërkaq dollari amerikan ka humbur pikë këtë të martë, duke u blerë me 109.2 lekë dhe shitur me 109.9 lekë.
Paundi britanik gjithashtu është dobësuar krahasuar me ditën e hënë, duke u blerë sot me 143.8 lekë dhe shitur me 144.7 lekë.
Franga zvicerane blihet sot me 110.4 lekë dhe shitet me 111.2 lekë, duke u dobësuar krahasuar me ditën e djeshme. /SCAN