E premte, 10 Prill, 2020
15 C
Tirana

Euro ngjitet në nivelin më të lartë, që prej një viti

loading...

Euro ka vijuar të forcohet edhe gjatë ditës së sotme, në një kohë kur volumet tregtare janë në minimumin e tyre për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro po këmbehet sot në nivelin e 124.47 lekëve, duke vijuar të fitojë pikë ndaj lekut vendit (rritja ditore ishte +0.63 lekë). Prej datës 17 mars euro është forcuar me më shumë se 1.5 lekë përkundrejt monedhës vendase. Ky është niveli më i lartë i këmbimit që prej datës 10 Prill 2019.

Ekspertët  argumentojnë se kjo është një ecuri normale në një situatë anormale të tregut. Sipas aktorëve kryesore të tregut shkëmbimet tregtare janë në nivele shumë të ulëta, gati të papërfillshme. Të vetmet biznese që po operojnë aktualisht në treg janë njësitë e tregtimit të artikujve ushqimorë, të cilët vijojnë që të importojnë normalisht. Këto kërkojnë euro për të blerë mallra nga jashtë. Aktualisht konsumi është përqendruar tek ushqimoret, pas mbylljes së bizneseve si baret apo restorantet.

Po ashtu edhe dollari amerikan ka vijuar të forcohet. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar këmbehet në nivelin e 114.8 lekëve, rreth 0.34 pikë më shumë se një ditë më parë.

Që kur në Shqipëri u shënua rasti i parë i koronavirusit në 11 mars, qeveria ka vendosur kufizimin e lëvizjeve dhe bllokimin e shumë aktiviteteve jo jetike, me synim frenimin e përhapjes së infeksionit./Monitor

- Reklama -
loading...

Më shumë nga kategoria



Të fundit

E papritur te Barcelona, gjashtë anëtarë të bordit japin dorëheqjen nga klubi

Situata në klubin e Barcelonës në këto muajt e fundit nuk ka qenë aspak e qetë. Në drejtim të presidentit Bartomeu kanë qarkulluar akuza...

“Po gënjen sërish”, PD publikon videon e Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka publikuar një video me deklaratat e kryeministrit, duke shprehur shqetësimin se jemi mes vendeve me riskun...

Nga e hëna ndryshojnë oraret e izolimit, Rama jep lajmin e shumëpritur

Pas këtyre javëve izolim total ku shteti vendosi rregulla mjaft të forta ndaj qytetarëve lidhur me mos përhapjen e COVID-19, më në fund Rama...

Izolimi jep rezultat, trend në rënie i të prekurve nga COVID-19 (VIDEO)

Duket se izolimi po jep efektet pozitive, në mos përhapjen në masë të madhe të koronavirusit në vend. Shifrat e raportuara nga Ministria e Shëndetësisë...

Ngjarja makabre e kushëririt që mbajti Enverin në Paris

Dashnor Kaloçi Memorie.al publikon historinë e panjohur Abaz Omarit me origjinë nga Gjirokastra, nëna e të cilit, ishte kushërira e parë e Enver Hoxhës, pasi i...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT