O sot o kurrë për Kroacinë pas disfatës kundër Anglisë. Golat kanë qenë thembra e Akilit për ta dhe Zlatko Dalić ka zgjedhur 29 formacione të ndryshme në 30 ndeshje që kur përfundoi i dyti në Kupën e Botës FIFA 2018 në kërkim të një zgjidhjeje. Menaxheri është i sigurt që do të kompensojë hendekun në Hampden Park kundër një Çekie që nuk ka probleme në atë departament me Patrik Schick-un. Goli i tij i mrekullueshëm ndaj Skocisë (i dyti i ndeshjes) kuptohet që mori vëmendjen kryesore, por nuk duhet ta harrojmë që ishin taktikat e zgjuara dhe një plan i qartë loje që formuan bazën për atë fitoreje.
Çekët nuk kanë fituar në tre ndeshjet e tyre të mëparshme kundër Kroacisë, duke barazuar dy dhe duke humbur një, por nëse ata arrijnë t’i kundërvihen historisë do të siguronin një vend në raundin e 1/8-ave.
Zlatko Daliç: “Luajmë kundër një ekipi që mundi Skocinë dhe e filloi me fitore. Ata janë në një situatë më të rehatshme sesa ne, por jemi të vetëdijshëm se na duhet një fitore për të rivendosur besimin tonë dhe jemi të gatshëm ta marrim.”
Formacionet e mundshme:
Kroacia: Livaković; Vrsaljko, Lovren, Vida, Gvardiol; Modrić, Kovačić; Rebić, Vlašić, Perišić; Petković
Rep. Çeke : Vaclík; Coufal, Čelůstka, Kalas, Bořil; Král, Souček; Masopust, Darida, Jankto; Schick