Teksa kanë mbetur vetëm disa ditë nga starti i Kampionatit Europian, kompanitë e basteve kanë filluar të nxjerrin koeficientet për skuadrat triumfuese ose dhe për parashikime të tjera.
Një ndër parashikimet interesante është dhe cili do të jetë golashënuesi i kompeticionit. Me emra si Lukaku, Kejn, Imobile, Depaj, Levandosvki, Mbape dhe Ronaldo pritet që gara për Këpucën e Artë të jetë e fortë këtë verë.
Kompanitë e basteve kanë favorizuar hapur sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku i cili kuotohet me vlerën 7 për të triumfuar si golashënues.
Pas tij renditet Mbape me koeficient triumfi 9. Më pas Herri Kejn me koeficient 11, Ronaldo me koeficient 12, Depaj me koeficient 16 ndërsa Imobile dhe Levandovski kuotohen me vlerën 20.