E mërkurë, 4 Gusht, 2021
35.5 C
Tirana

Euro 2020/ Italia dhe Belgjika në bisht të njëra tjetrës, dyshime në formacione

21:00 Belgjikë – Itali (Mynih)

Jo i gjithë konfigurimi i çerekfinaleve doli siç pritej, por shumë e kishin parashikuar këtë çift. Belgjikës iu desh të dëbojë kampionët në fuqi të Portugalisë për të arritur deri këtu, dhe Italisë nga ana tjetër iu dësh shtesa për të fituar vendin e tyre në kurriz të Austrisë. Të dy skuadrat kanë arritur në fazën e grupeve rekordin perfekt me nga 3 fitore secila.

Suksesi mbi Austrinë i siguroi Italisë një seri prej 31 ndeshjesh pa humbje, duke thyer një rekord të “axurrëve” që datonte që nga viti 1939. Megjithatë, dhe vetë Belgjika është 13 ndeshje e pamposhtur. Në kampin verdhekuq po përballen me një seri dëmtimesh, ku më kryesorët janë Kevin De Bruyne dhe Eden Hazard dhe sipas raportimeve gjërat nuk duken premtuese.

Të dyja kombëtaret, si Italia dhe Belgjika kanë fituar 14 ndeshjet e tyre të fundit në Kampionatet Evropiane, duke përfshirë kualifikueset, që do të thotë se ndajnë rekordin e të gjitha kohërave me me Gjermaninë.

Formacionet e mundshme:

Belgjika: Courtois; Alderëeireld, Vermaelen, Vertonghen; T. Hazard, Witsel, Tielemans, Meunier; E. Hazard/Mertens, Lukaku, Carrasco/De Bruyne

Nuk luan: Castagne

Në dyshim: E. Hazard, De Bruyne

Humb ndeshjen gjysmëfinale po u ndëshkua me të verdhë, në rast kualifikimi të Belgjikës: Alderëeireld, T. Hazard, Vermaelen

Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Locatelli/Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne

Në dyshim: Locatelli

Humb ndeshjen gjysmëfinale po u ndëshkua me të verdhë, në rast kualifikimi të Italisë: Barella, Di Lorenzo, Pessina

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I mori jetën gruas/40-vjeçari: Po e përgjoja, kishte një lidhje jashtëmartesore

Shqiptari Florand Shehu i cili masakroi me thikë gruan e tij para disa ditësh në Greqi, ka rrëfyer para autoriteteve se nuk ishte në...

VIDEO/Rama i shpalli ‘luf*ë të hapur’, Peleshi shfaqet me Dritan Lelin në Vlorë

Situata me zjarret është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit. Flakët kanë mbërritur edhe në zonat e banuara, duke ndezur sinjalin SOS në Gjirokastër, Dukat,...

Verbëria e rutinës së dorëzimit të përditshëm

Nga: Agim Baçi Shpesh njerëzit tregohen të verbër, ose bëjnë sikur!”, tha shkrimtari portugez Jose Saramango në ceremoninë e marrjes së çmimit “Nobel” në vitin 1998, duke...

Humbi jetën mes flakëve/ Shoku i viktimës: Nuk kishim zjarrfikëse

Detaje të reja të rënda kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur dje në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku mbeti...

E vr*u për pronën/ “I trembem hakmarrjes”, vëllai i vras*sit kërkon mëshirë

Pak ditë më parë, një sherr mes kushërinjve për pronën në Lushnje përfundoi me një të vrarë. Autori i krimit, Kastriot Hasalla pritet të...