E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

‘Euro 2020’/ Holanda mposht Austrinë, i bashkohet Italisë dhe Belgjikës në 1/8

Holanda ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 Austrinë në ndeshjen e vlefshme për grupin C, dhe së bashku me Italinë dhe Belgjikën, ka siguruar kualifikimin për fazën e 1/8-ave në “EURO 2020”.

“Tulipanët” gjetën avantazhin në minutën e 10, pasi VAR-i dalloi penalltinë e shkaktuar nga Alaba ndaj Damfris.

Mbrojtësi holandez preku topin dhe ia largoi futbollistit të ri të Realit të Madridit, që e pengoi mbi vijën e 16 metrave. Arbitri nuk pati dyshime dhe akordoi 11-metërsh. Depaj nuk fali nga pika e bardhë.

Pasi humbi një rast të madh me De Vrij, Holanda dyfishoi rezultatin në minutën e 67. Këtë herë Depaj lëshoi një pasim vertikal për Malen, që në vend të godiste vetë përpara porte, tregoi altruizëm të madh, duke pasuar për shokun e ekipit, Damfris, që realizoi golin e dytë në këtë Europian.

Një asist perfekt dhe një tjetër gol nga futbollisti i PSV. Të dy luajnë tke ekipi i Eindhoven dhe janë shok skuadre.

 

Standings provided by SofaScore LiveScore

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...