Tronditje e thellë për Danimarkën. Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Hjulmand, u mposht në Kopenhagen nga Finlanda, me rezultatin 0-1 falë golit të Pohjanpalo.
Sfida startoi në orën 18:00 dhe përfundoi në 21:30, plot 3 orë e gjysëm, për shkak se lojtari danez Kristian Eriksen pësoi atak kardiak dhe u dërgua në spital, teksa gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.
Kjo ishte fitorja e parë në historinë e Europianëve për debutuesit e Finlandës, pasi më parë finalandezët nuk kishin luajtur në këtë kompeticion, ndërkohë që triumfuan me goditjen e parë në kuadrat.
Danezët kishin mundësinë e artë që të vendosnin baraspeshën me Hojberg në minutën e 74-t, por mesfushori gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.