E enjte, 9 Korrik, 2020
18 C
Tirana

“Është ushtruar presion ndaj meje”, zbardhet letra e Metës drejtuar Ruçit dhe Kuvendit

Më të lexuarat

Merret vendimi/ Ja me sa vite burg dënohet Dritan Dajti

Gjykata e Elbasanit i ka bashkuar dy dënime në një ndaj Dritan Dajtit duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burgim. Dritan Dajtit i kanë...

Aktori i serialit ‘Sulejmani i madhërishëm’ dhunon partneren e tij (FOTO)

Edhe aktorët e serialeve kanë një jetë të trazuar, me plot të papritura. Angazhimet e tyre profesionale dhe produkti i tyre, i nxjerr më...

Gent Cakaj shkarkon të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, i dërgon Metës emrin e ri

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, përfshi edhe ambasadoren. Një...

Ekzekutimi i dy personave në Laç, Gjykata liron nga burgu Kreshnik Tushën

Kreshnik Tusha së fundmi është liruar nga burgu. 21-vjeçari, u ndalua nga policia për ngjarjen e 30 majit në Laç, ku mbetën të vrarë biznesmenët...

“Jep dorëheqjen, nuk izolohemi”, protesta në Beograd kundër shtetrrethimit (FOTO)

Pas masave të shtetrrethimit që lajmëroi presidenti Vuçiç, për shkak të përhapjes së koronavirusit, mbrëmjen e djeshme në Beograd nisën protestat. Mijëra qytetarë zbarkuan në...

I sekuestrohen tri llogari bankare me vlera marramendëse, policia i nxjerr emrin ‘bosit’ nga Fieri

Pas një hetimi disamujor është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vendosjen e konfiskimit të tri llogarive bankare...

Kush është vajza e ish-ministrit të Mbrojtjes që propozon Cakaj për të zëvendësuar Hobdarin

Luela Hajdaraga është propozuar nga ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, për të marrë postin e ambasadores shqiptare në Greqi. Luela është vajza e...

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Jemi në vigjilje të Krishtlindjeve dhe shumë pranë Vitit të Ri. Një pjesë e shqiptarëve duan që t’i kalojnë këto festa jashtë vendit. Por...

Shqiptari që vuri gurin më të madh në themelet e kulturës islame

Frank Llojd Wright, një nga arkitektët më të mirë të kohës sonë shkroi në librin e tij: ‘Dy arkitektë kanë ardhur në tokë. I...

Raportuesja për Kosovën akuzon Vuçiç: Fshehu rastet e infektimit për shkak të zgjedhjeve

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, akuzon presidentin Vuçiç se ka manipuluar shifrat rreth koronavirusit. Përmes një postimi në Twitter, Von Cramon...

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, i ka drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, një letër mbi propozimin e Arben Shehut për t’u zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Presidenti denoncon presionet nga ana e mazhorancës, për të propozuar një kandidaturë nga ato që kërkon prej kohësh.

Meta citon më tej se mbi karakteristikat që duhet të ketë drejtuesi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, kandidatura e Dr. Arben Shehu plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion.

LETRA E PLOTË

KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
ZOTIT GRAMOZ RUÇI

DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

T I R A N Ë
I nderuar Kryetar,

Të nderuar deputetë,

Siç dhe jeni në dijeni, Presidenti i Republikës, në ushtrim të rolit dhe kompetencave të tij kushtetuese, si dhe në mbështetje të nenit 162, pika 2, të Kushtetutës, dhe të ligjit nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, për plotësimin e vendit vakant të krijuar nga përfundimi mandatit të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit zotit Bujar Leskaj, ka respektuar me përgjegjshmëri maksimale detyrimet kushtetuese dhe ka propozuar deri më tani tre kandidatura për t’u zgjedhur në këtë pozicion, kandidatura këto mjaft dinjitoze dhe të kualifikuara që garantonin pavarësinë e këtij organi. Për fat të keq të tre këto kandidatura nuk janë miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Konkretisht:

  1. Në përputhje me afatet e parashikuara në ligjin nr. 154/2014, Presidenti i Republikës, me Dekretin nr. 10929, datë 05.11.2018, i propozoi Kuvendit të Shqipërisë që zonja Vitore Tusha, të zgjidhet në detyrën e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Kuvendi i Shqipërisë, pasi shqyrtoi këtë propozim me Vendimin nr.126, datë 20.12.2018, vendosi: “Mosmiratimin e kandidaturës së zonjës Vitore Tusha dhe rrëzimin e dekretit nr. 10929, datë 05.11.2018 të Presidentit të Republikës “Për propozimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”. Ky vendim është përcjellë nga Kuvendi në Institucionin e Presidentit të Republikës me shkresë nr.3553/2 prot, datë 24.12.2018.

  1. Pasi ky propozim nuk u miratua nga Kuvendi, Presidenti i Republikës. sërish në ushtrim të kompetencave të tij, me Dekretin nr. 11063, datë 19.01.2019 i propozoi Kuvendit të Shqipërisë kandidaturën e zotit Bahri Shaqiri për t’u zgjedhur në pozicionin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Kuvendi i Shqipërisë, me Vendimin nr. 25, datë 31.01.2019, vendosi: “Mosmiratimin e kandidaturës të zotit Bahri Shaqiri dhe rrëzimin e dekretit nr. 11063, datë 19.01.2019 të Presidentit të Republikës “Për propozimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

Ky vendim është përcjellë nga Kuvendi me shkresën nr. 234/1 prot., datë 01.02.2019 në Institucionin e Presidentit të Republikës.

  1. Sërish Presidenti i Republikës, me Dekretin nr. 11229, datë 17.07.2019 i propozoi Kuvendit të Shqipërisë që zoti Petraq Milo të zgjidhet në pozicionin kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Kuvendi i Shqipërisë, me Vendimin nr. 94, datë 12.9.2019, vendosi: “Mosmiratimin e kandidaturës të zotit Petraq Milo dhe rrëzimin e dekretit nr. 11229, datë 17.7.2019 të Presidentit të Republikës “Për propozimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

Presidenti i Republikës, pavarësisht se i ka lexuar me vëmendje e në mënyrë të përsëritur sugjerimet dhe mendimet e shprehura në mënyrë publike nga Kuvendi i Shqipërisë lidhur me profilin profesional që duhet të ketë kandidati për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, deri më tani është vënë para faktit të kryer të rrëzimit të propozimeve për tre kandidatura radhazi, pavarësisht se të tre këto kandidatura përmbushnin kriteret ligjore dhe gëzonin përvojë të gjerë profesionale.

Presidenti i Republikës u njoh gjithashtu edhe me letrën nr. 1358 prot, datë 26 maj 2020 të Kryetarit të Kuvendit, përmes së cilës i kërkohet Presidentit të propozojë kandidaturën e re për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Është për t’u evidentuar se letra e Kryetarit të Kuvendit është shoqëruar me një fushatë publiciteti në media nga Kuvendi mbi nismën ligjore që ky i fundit do të ndërmarrë për miratimin e një projektligji, përmes të cilit do të bëhet i mundur emërimi me ligj i një Zëvendëskryetari të KLSH-së, duke e justifikuar këtë si zhbllokim të situatës.

Është e qartë se e gjithë kjo veprimtari, e shoqëruar me këtë fushatë publiciteti, ka për qëllim ushtrimin e presionit politik ndaj Presidentit të Republikës me qëllim që të propozojë për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit një kandidaturë nga ato që kërkon prej kohësh mazhoranca.

Ky veprim i Kuvendit tregon mungesë vullneti për bashkëpunim me Presidentin e Republikës dhe reflekton të njëjtën qasje të legjislativit të shfaqur përgjatë procesit të emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku përmes miratimit të ligjit antikushtetues nr. 14/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar”, u synua që t’i rrëmbehej kompetenca kushtetuese Presidentit për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetues, drejtpërdrejtë me ligj me efekt prapaveprues.

Ky ligj u kthye për rishqyrtim nga Presidenti i Republikës dhe gjithashtu është kritikuar në të gjitha draft-opinionet që Komisioni i Venecias ka hartuar për trajtimin e kësaj çështje të kërkuar nga vetë Kuvendi i Shqipërisë më 30 dhjetor 2019.

Lexo edhe :   Fitoi mandatin e deputetes në Kroaci, Meta përgëzon Përlaskajn
Lexo edhe :   Fitoi mandatin e deputetes në Kroaci, Meta përgëzon Përlaskajn

Presidenti i Republikës sjell në vëmendje se Kuvendi i Shqipërisë, si organi më i lartë që monitoron punën, veprimtarinë e organeve kushtetuese dhe ecurinë e zbatimit të ligjeve të miratuara prej tij, ka përgjegjësinë kryesore për gjendjen ku ndodhet vendi, ku Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale prej më shumë se dy vitesh, Gjykata e Lartë nuk është funksionale, si dhe e gjithë ecuria e zbatimit të reformës në sistemin e drejtësisë është në shkelje të të gjitha afateve kushtetuese.

Ndaj çdo veprimtari e mëtejshme nën këtë drejtim me paraqitje nismash legjislative, me qëllim kapjen e institucioneve të pavaruara apo ushtrimin e presionit politik ndaj institucioneve të tjera, nuk bën gjë tjetër veçse provon faktin që tre kandidaturat e mëparshme të propozuara nga Presidenti i Republikës, janë rrëzuar pa të drejtë nga Kuvendi, me qëllim që të propozohet një kandidaturë që gëzon mbështetjen e mazhorancës në mënyrë që mazhoranca të kontrollojë po veten e saj?!

Presidenti i Republikës ka detyrimin kushtetues që përgjatë veprimtarisë dhe ushtrimit të funksioneve të tij, të sigurojë që mekanizmat kushtetues të funksionojnë dhe institucionet kushtetuese të këtij niveli të vazhdojnë veprimtarinë në mënyrë të pavarur dhe në respekt të plotë me parimet kushtetuese të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, parime këto që qëndrojnë në themel të shtetit të së drejtës.

Në këtë mënyrë, Presidenti i Republikës vlerëson me shumë kujdes integritetin e kandidaturës së propozuar, në mënyrë që Kontrolli i Lartë i Shtetit të funksionojë në mënyrë të pavarur e të pandikuar politikisht.

Për këtë arsye, është me rëndësi si përmbushja e kërkesave ligjore për zgjedhjen në këtë pozicion kushtetues, por dhe përzgjedhja e një kandidature që ofron garancitë e nevojshme për ushtrimin e këtij funksioni shumë të rëndësishëm në mënyrë të pavarur.

Presidenti i Republikës i risjell në vëmendje Kuvendit të Shqipërisë se mosplotësimi i pozicionit të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, rrezikon të çojë në cenim të ekuilibrit institucional të këtij organi kushtetues me përgjegjësi jetësore për financat publike.

Veçanërisht kur bëhet fjalë për institucionin kushtetues më të lartë të kontrollit ekonomik dhe financiar, secili institucion që ka atributet e tij në procesin e emërimit të drejtuesit të këtij institucioni, ka përgjegjësinë që të përmbushë detyrën në respektim të Kushtetutës.

Ndaj është momenti që Kuvendi i Shqipërisë të vlerësojë jashtë interesit politik, diskutimin dhe shqyrtimin e kandidaturës së propozuar për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Presidenti i Republikës është njohur me shprehjen e interesit të Dr. Arben Shehu, dhe pas shqyrtimit të kandidaturës së tij, vlerëson se Dr. Arben Shehu është kandidat shumë i përshtatshëm dhe me përvojë për të përmbushur me profesionalizëm dhe me dinjitet këtë detyrë tepër të rëndësishme kushtetuese.

Profili i tij si njohës shumë i mirë i legjislacionit, veçanërisht atij penal, njohuritë dhe certifikimet në fushën ekonomike dhe përvoja akademike e profesionale 16-vjeçare, e bëjnë këtë kandidat të përshtatshëm për drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, si një institucion që ka nevojë për një qasje të re në ushtrimin e funksioneve për kontrollin e përdorimit të pasurisë publike dhe vënien para përgjegjësisë të abuzuesve me to.

Bazuar në këtë bindje, mbi karakteristikat që duhet të ketë drejtuesi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, mbështetur në faktin që kandidatura e Dr. Arben Shehu plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion, vlerësimi i karrierës dhe aftësive të tij profesionale në raport me përgjegjësitë që duhet të ushtrojë sipas ligjit, me Dekretin nr.11498 , datë 4.6.2020, vendosa t’i propozoj Kuvendit të Shqipërisë që Dr. Arben Shehu të zgjidhet në pozicionin kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Dr. Arben Shehu është diplomuar jurist dhe është një ndër njohësit më të mirë të së drejtës penale. Dr. Shehu është gjithashtu i diplomuar edhe në fushën e administrimit të biznesit, me një përvojë të gjatë akademike, kërkime dhe shkrime shkencore, por edhe përvojë të spikatur në zbatimin e ligjit, si ushtrues aktiv edhe i profesionit të avokatisë.

Shpresoj se Kuvendi i Shqipërisë do ta shqyrtojë këtë kandidaturë brenda këtij sesioni parlamentar, me objektivitet dhe me përgjegjshmëri, në mënyrë që institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit të funksionojë në përmbushje të plotë të detyrave të tij kushtetuese e ligjore.

Ndërkohë po sot, i kam kërkuar Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, zotit Bujar Leskaj që të qëndrojë në lartësinë e detyrës, në respekt të Kushtetutës dhe ligjit, deri në zgjedhjen e Kryetarit të ri dhe të mos i bindet asnjë urdhri për uzurpimin e këtij pozicioni kushtetues.

Bashkëlidhur gjeni Dekretin nr.11498, datë 04.06.2020, me të cilin i propozohet Kuvendit të Shqipërisë që Dr. Arben Shehu të zgjidhet në funksionin kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, si dhe dokumentacionin përkatës të dorëzuar nga Dr. Arben Shehu, administruar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Babi është në koma!” Mesazhi prekës i gazetarit të infektuar nga pandemia

Gazetari i njohur Berat Buzhala i cili është infektuar me koronavirus, së fundmi ka publikuar një mesazh mjaft prekës në rrjetin social Facebook. Ai bën...

Barcelona heq dorë nga negociatat për Lautaron, kalon tek “Plani B”

Sulmuesi i Inter, Lautaro Martinez, nuk do të luajë përkrah Messi-t sezonin e ardhshëm. Sipas Don Balon, drejtuesit e Barcelonës nuk do të negociojnë më...

A do bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës në Shqipëri? Çfarë ka vendosur Komiteti i Ekspertëve

A do bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës në Shqipëri? Përgjigja është “PO”. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur mbajtjen me detyrim të maskave në ambiente...

“Kufizimet në veri të Kosovës u vendosën nga Serbia”, Zemaj hedh poshtë pretendimet e Vuçiç

Ministri kosovar i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit Vuçiç se masat në veri të Kosovës ishin marrë me vendim të...

Protesta të dhunshme në Beograd dhe Novi Sad

Policia serbe ka përdorur gaz llotsjellës për të shpërndarë protestuesit para Kuvendit të Serbisë, të cilët po kundërshtojnë shtrëngimin e masave kundër përhapjes së...